Shënimi
b Shenjtërorja ishte një strukturë drejtkëndëshe, një tendë shumë e madhe e ndërtuar me skelet druri. Megjithatë ishte bërë me materialet më të mira, si: lëkurë foke, pëlhura të qëndisura bukur dhe drurë të kushtueshëm të veshur me argjend dhe ar. Shenjtërorja ndodhej brenda një oborri në formë drejtkëndëshi që përfshinte edhe një altar mbresëlënës për flijimet. Me kalimin e kohës ka të ngjarë që në anët e tabernakullit të jenë shtuar dhoma të tjera që të përdoreshin nga priftërinjtë. Me sa duket Samueli flinte në njërën nga këto dhoma.