Shënimi
d Peshqit elektrikë për të cilët po flasim, prodhojnë një ngarkesë elektrike shumë të vogël. Ata nuk duhen ngatërruar me peshqit elektrikë që krijojnë tensione shumë më të larta. Këtu futen peshq të tillë, si torpedat elektrike dhe ngjalat elektrike, që e trullosin si sulmuesin kur duan të mbrohen, ashtu edhe prenë që duan të kapin. Ngjalat elektrike mund të vrasin madje edhe një kalë!