BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 162
  • Çfarë thotë Bibla për abortin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për abortin?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Kur fillon jeta e njeriut?
  • A do ta falë Perëndia dikë që ka kryer abort?
  • A është e gabuar të abortosh nëse rrezikohet jeta e nënës ose e fëmijës?
  • Aborti
    Zgjohuni!—2017
  • Aborti
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Aborti s’është rrugëdalje pa telashe
    Zgjohuni!—2009
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 162
Një grua shtatzënë para pasqyrës

Çfarë thotë Bibla për abortin?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk e përmend abortin në kontekstin e ndërprerjes së qëllimshme të shtatzënisë. Gjithsesi, ajo ka plot shkrime që na tregojnë pikëpamjen e Perëndisë për jetën e njeriut, ku përfshihet edhe jeta e një foshnje të palindur.

Jeta është dhuratë nga Perëndia. (Zanafilla 9:6; Psalmi 36:9) Për Të, çdo jetë është e çmuar; edhe jeta e fëmijës së palindur. Prandaj t’i japësh fund jetës së një fëmije të palindur, është e barabartë me vrasjen.

Ligji që u dha Zoti izraelitëve, thoshte: «Në rast se disa burra zihen me njëri-tjetrin dhe godasin një grua shtatzënë, dhe asaj i del fëmija jashtë, por nuk ndodh asnjë aksident vdekjeprurës, fajtori do të paguajë patjetër dëmin që do t’i kërkojë burri i saj. Ai do të paguajë si të vendosin gjykatësit. Por nëse ndodh ndonjë aksident vdekjeprurës, do ta paguajë shpirt për shpirt.»—Dalja 21:22, 23.a

  • Kur fillon jeta e njeriut?

  • A do ta falë Perëndia dikë që ka kryer abort?

  • A është e gabuar të abortosh nëse rrezikohet jeta e nënës ose e fëmijës?

Kur fillon jeta e njeriut?

Për Perëndinë, jeta fillon në momentin e ngjizjes. Në Fjalën e tij, në Bibël, Ai i konsideron foshnjat e palindura si persona. Le të shikojmë disa shembuj që tregojnë se për Perëndinë jeta e një foshnje të palindur është njësoj si jeta e një të porsalinduri.

  • Nën frymëzim hyjnor, mbreti David iu lut Perëndisë: «Sytë e tu panë embrionin tim.» (Psalmi 139:16) Pra, për Zotin, jeta e Davidit kishte filluar që para se lindte.

  • Edhe për profetin Jeremia Perëndia kishte një qëllim të veçantë kohë para se të lindte. Ai i tha Jeremisë: «Që para se të të formoja në bark të nënës, të njihja, dhe që para se të dilje nga barku, të shenjtërova. Unë të bëra profet të kombeve.»—Jeremia 1:5.

  • Luka, mjek dhe shkrimtar i Biblës, përdori të njëjtën fjalë greke kur foli për një fëmijë të palindur dhe për një të sapolindur.—Luka 1:41; 2:12, 16.

A do ta falë Perëndia dikë që ka kryer abort?

Perëndia mund t’i falë gratë që kanë abortuar. Nëse e pranojnë pikëpamjen e Tij për jetën, s’ka pse t’i kaplojnë ndjenjat e fajit. «Jehovai është i mëshirshëm dhe hirmadh. . . . Sa larg është lindja nga perëndimi, aq larg nga ne i ka vënë shkeljet tona.»b (Psalmi 103:8-12) Jehovai do t’i falë të gjithë ata që pendohen sinqerisht për mëkatet e së kaluarës, ku përfshihet edhe aborti.—Psalmi 86:5.

A është e gabuar të abortosh nëse rrezikohet jeta e nënës ose e fëmijës?

Duke pasur parasysh pikëpamjen e Biblës për jetën e një fëmije të palindur, aborti është i pajustifikueshëm edhe nëse rrezikohet jeta e nënës ose e fëmijës.

Ç’të themi për rastet e rralla kur gjatë lindjes ka komplikacione dhe duhet zgjedhur midis jetës së nënës dhe të fëmijës? Në këtë situatë, çifti duhet të vendosë cilën jetë do të shpëtojë.

a Sipas disa përkthimeve, ky ligj për izraelitët përqendrohej më tepër tek ajo që i ndodhte nënës, jo foshnjës. Gjithsesi, teksti në hebraisht i referohej një aksidenti vdekjeprurës, që mund t’i ndodhte si nënës, edhe fëmijës.

b Jehova është emri i Perëndisë siç tregohet në Bibël.—Psalmi 83:18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo