BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 137
  • Çfarë do të thotë të jesh i shenjtë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë do të thotë të jesh i shenjtë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A mund të jetë i shenjtë një njeri i papërsosur?
  • A mund ta humbasë dikush qëndrimin e shenjtë para Perëndisë?
  • Ide të gabuara rreth të qenët i shenjtë
  • «Duhet të jeni të shenjtë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • A keni pikëpamjen e Jehovait për gjërat e shenjta?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Unë, Jehovai, Perëndia juaj, jam i shenjtë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Jehovai»
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 137
Moisiu dhe kaçuba me gjemba që e kishte përfshirë zjarri

Çfarë do të thotë të jesh i shenjtë?

Përgjigjja e Biblës

Të jesh i shenjtë, do të thotë të jesh i pandotur. Fjala hebraike që përkthehet «i shenjtë», vjen nga një term që ka kuptimin «i veçuar». Ja pse, ajo që është e shenjtë veçohet nga përdorimi i zakonshëm, ose konsiderohet e shenjtë, veçanërisht sepse është e pastër dhe e kulluar.

Perëndia është i shenjtë në shkallën më të lartë. Bibla thotë: «Nuk ka asnjë të shenjtë si Jehovai.»a (1 Samuelit 2:2) Ndaj me të drejtë, Perëndia e vendos standardin për atë që është e shenjtë.

Fjala «i shenjtë» mund të zbatohet për çdo gjë që lidhet drejtpërdrejt me Perëndinë, sidomos për gjërat që janë veçuar për t’u përdorur vetëm në adhurim. Për shembull, Bibla flet për:

  • Vende të shenjta: Perëndia i tha Moisiut pranë kaçubës që e kishte përfshirë zjarri: «Vendi ku po rri, është tokë e shenjtë.»​—Dalja 3:2-5.

  • Raste të shenjta: Izraelitët e lashtë e adhuronin Jehovain në festa fetare që mbaheshin rregullisht e quheshin «asamble të shenjta».​—Levitiku 23:37.

  • Objekte të shenjta: Objektet që përdoreshin në tempullin e lashtë në Jerusalem për adhurimin e Perëndisë quheshin ‘pajisje të shenjta’. (1 Mbretërve 8:4) Izraelitët duhej të tregonin respekt të madh për këto objekte, ama kurrë nuk duhej t’i adhuronin.b

A mund të jetë i shenjtë një njeri i papërsosur?

Po. Perëndia i urdhëron të krishterët: «Jini të shenjtë, sepse unë jam i shenjtë!» (1 Pjetrit 1:16) Sigurisht që njerëzit e papërsosur nuk mund ta arrijnë kurrë standardin e Tij të përsosur të shenjtërisë. Megjithatë, ata që u binden ligjeve të drejta të Perëndisë, mund të konsiderohen «të shenjtë e të pranueshëm për Perëndinë». (Romakëve 12:1) Kush bën çmos të jetë i shenjtë, e pasqyron këtë me anë të fjalëve dhe të veprimeve. Për shembull, ai ose ajo ndjek këshillat e Biblës që ‘të jetë i shenjtë e të rrijë larg nga kurvëria’, ose imoraliteti seksual, dhe ‘të bëhet i shenjtë në gjithë sjelljen e vet’.—1 Selanikasve 4:3; 1 Pjetrit 1:15.

A mund ta humbasë dikush qëndrimin e shenjtë para Perëndisë?

Po. Nëse dikush u kthen krahët normave të Perëndisë për sjelljen, nuk do të konsiderohet më i shenjtë në sytë e Tij. Për shembull, libri biblik i Hebrenjve u drejtohet ‘vëllezërve të shenjtë’ e megjithatë i paralajmëron se «duke u larguar nga Perëndia i gjallë», mund të zhvillonin ‘një zemër të ligë, që i mungonte besimi’.​—Hebrenjve 3:1, 12.

Ide të gabuara rreth të qenët i shenjtë

Ide e gabuar: Mund të jesh i shenjtë nëse mohon veten.

Fakt: Bibla tregon se ‘trajtimi i ashpër i trupit’, ose vetëmohimi ekstrem, ‘nuk ka kurrfarë vlere’ për Perëndinë. (Kolosianëve 2:23) Përkundrazi, ai dëshiron që t’i shijojmë gjërat e mira. «Çdo njeri të hajë e të pijë e të shohë të mira për gjithë mundin e tij. Është dhuratë nga Perëndia.»​—Eklisiastiu 3:13.

Ide e gabuar: Celibati të bën më të shenjtë.

Fakt: Edhe pse një i krishterë mund të zgjedhë celibatin, pra, të qëndrojë beqar, kjo në vetvete nuk do të thotë se ka një qëndrim të shenjtë para Perëndisë. Është e vërtetë se ata që nuk martohen, mund t’i shërbejnë Perëndisë pa shpërqendrime. (1 Korintasve 7:32-34) Ama, Bibla tregon se edhe të martuarit mund të jenë të shenjtë. Në fakt, të paktën njëri prej apostujve të Jezuit, Pjetri, ishte i martuar.​—Mateu 8:14; 1 Korintasve 9:5.

Nga vjen shprehja «Bibla e Shenjtë»?

Për shekuj me radhë, koleksioni i plotë i shkrimeve të frymëzuara është quajtur «Bibla e Shenjtë», ose «Shkrimet e Shenjta», për shkak të:

  • Origjinës. «Njerëzit kanë thënë atë që erdhi nga Perëndia, ndërsa ishin të shtyrë nga fryma e shenjtë.»​—2 Pjetrit 1:21.

  • Mesazhit. «Urdhërimet e Jehovait janë të pastra dhe i bëjnë sytë të ndrijnë. Frika nga Jehovai është e pastër dhe mbetet përgjithmonë.»​—Psalmi 19:8, 9.

Ja pse Bibla mund të konsiderohet e shenjtë. Ajo dallon nga të gjitha shkrimet e tjera për shkak të mesazhit të saj të kulluar dhe të përdorimit të shenjtë në adhurim.

a Jehova është emri i Perëndisë. Në qindra vargje biblike ky emër shoqërohet me fjalët «i shenjtë» dhe «shenjtëri».

b Bibla e dënon adhurimin e objekteve fetare.​—1 Korintasve 10:14.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo