BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 136
  • A është Maria nëna e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është Maria nëna e Perëndisë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Ç’mësojmë nga shembulli i Marisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Ja, skllavja e Jehovait!»
    Imitoni besimin e tyre
  • A e keni pyetur ndonjëherë veten?
    Zgjohuni!—1996
  • Miti 5: Maria është nëna e Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 136
Maria me foshnjën Jezu

A është Maria nëna e Perëndisë?

Përgjigjja e Biblës

Jo, Bibla nuk mëson se ajo është nëna e Perëndisë, dhe as lë të kuptohet se të krishterët duhet ta adhurojnë ose ta përnderojnë Marinë.a Shqyrto pjesën më poshtë.

  • Maria nuk tha kurrë se ishte nëna e Perëndisë. Bibla shpjegon se ajo lindi ‘Birin e Më të Lartit’ ose ‘Birin e Perëndisë’, por jo vetë Perëndinë.—Luka 1:32, 35.

  • Jezu Krishti nuk tha kurrë se Maria ishte nëna e Perëndisë ose se meritonte ndonjë përkushtim të veçantë. Në fakt, kur një grua i kushtoi vëmendje të veçantë rolit të Marisë si nëna e tij, duke e quajtur të lumtur, Jezui e ndreqi. Ai tha: «Jo, më mirë lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!»—Luka 11:27, 28.

  • Shprehjet «Nëna e Perëndisë» dhe «Theotokos» (Ajo që lindi Perëndinë) nuk gjenden në Bibël.

  • Shprehja ‘mbretëresha e qiejve’ që gjendet në Bibël, nuk i referohet Marisë, por një perëndeshe të rreme që adhuronin izraelitët apostatë. (Jeremia 44:15-19) ‘Mbretëresha e qiejve’ mund të ketë qenë Ishtari (Astarta), një perëndeshë babilonase.

  • Të krishterët e hershëm nuk e adhuronin Marinë dhe as e nderonin në ndonjë mënyrë të veçantë. Një historian thotë se të krishterët e hershëm «i hidhnin poshtë kultet dhe ka shumë mundësi që kishin frikë se mos, duke i kushtuar vëmendje të pavend Marisë, kjo mund të ngjallte dyshime se mos po adhuronin një perëndeshë».—In Quest of the Jewish Mary.

  • Bibla thotë se Perëndia ka ekzistuar gjithmonë. (Psalmi 90:1, 2; Isaia 40:28) Meqë ai nuk ka një fillim, atëherë nuk mund të ketë një nënë. Për më tepër, Maria nuk mund ta ketë mbajtur Perëndinë në bark, pasi Bibla thotë qartazi se as qiejt nuk e mbajnë dot.​—1 Mbretërve 8:27.

Maria​—Nëna e Jezuit, jo «Nëna e Perëndisë»

Maria lindi në një familje judaike dhe ishte pasardhëse e drejtpërdrejtë e mbretit David. (Luka 3:23-31) Falë besimit dhe përkushtimit të saj, kishte gjetur shumë hir në sytë e Perëndisë. (Luka 1:28) Perëndia e zgjodhi të bëhej nëna e Jezuit. (Luka 1:31, 35) Ajo dhe burri i saj, Jozefi, patën edhe fëmijë të tjerë më vonë.​—Marku 6:3.

Edhe pse Bibla tregon se Maria u bë dishepulle e Jezuit, nuk thotë shumë informacione të tjera për të.​—Veprat 1:14

Pse disa thonë se Maria është nëna e Perëndisë?

Dëshmia më e hershme e adhurimit të Marisë daton në fund të shekullit të katërt të e.s. Në atë kohë Kisha Katolike u bë feja zyrtare e Perandorisë Romake. Si pasojë, shumë veta që kishin origjinë pagane, u bënë të ashtuquajtur të krishterë. Gjithashtu, kisha kishte përvetësuar edhe mësimin jobiblik të Trinitetit.

Për shkak të doktrinës së Trinitetit, shumë pjesëtarë të kishës nxorën përfundimin se, nëse Jezui ishte Perëndia, Maria duhej të ishte nëna e Perëndisë. Në vitin 431 të e.s. një këshill kishtar në Efes e shpalli zyrtarisht Marinë «Nëna e Perëndisë». Përnderimi i pavend i saj u përhap goxha pas këtij Këshilli të Efesit. Gjithashtu, teksa ata me prejardhje pagane bëheshin pjesë e kishës, shëmbëlltyrat dhe ikonat e virgjëreshës Mari gradualisht zunë vendin e perëndeshave të tyre të pjellorisë, siç ishin Artemisa (romakët e quanin Diana) dhe Isida.

Në vitin 432 të e.s. papa Siksti III urdhëroi që në Romë të ndërtohej një kishë në nder të «Nënës së Perëndisë». Ajo u ndërtua pranë vendit ku më parë kishte qenë një tempull në nder të Luçinës, perëndeshës romake të lindjes së fëmijëve. Një autore e përshkroi këtë kishë si «një simbol të qëndrueshëm të asimilimit të kulteve pagane të Nënës së Madhe nga kulti i Marisë pas krishterizimit të Romës».—Mary—The Complete Resource.

a Disa grupe fetare mësojnë se Maria është nëna e Perëndisë. Ata mund t’i referohen asaj si «Mbretëresha e qiellit» ose me termin Theotokos, një fjalë greke që do të thotë «Ajo që lindi Perëndinë».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo