BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 69
  • Pse duhet të lutem?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse duhet të lutem?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është lutja?
  • A i dëgjon Zoti lutjet?
  • Për çfarë të lutem?
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si mund t’i afrohesh Perëndisë
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 69
Një adoleshente ulur buzë liqenit

TË RINJTË PYESIN

Pse duhet të lutem?

Sipas një ankete, 80 për qind e adoleshentëve në Amerikë luten, por vetëm gjysma e tyre lutet çdo ditë. Sigurisht, disa pyesin veten: «Lutja është thjesht lehtësim psikologjik apo diçka më tepër?»

  • Çfarë është lutja?

  • A i dëgjon Zoti lutjet?

  • Për çfarë të lutem?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë është lutja?

Lutja është komunikim i vërtetë me Krijuesin e gjithçkaje. Mendo pak se ç’do të thotë kjo! Jehovai është më lart se njerëzimi në çdo aspekt, prapëseprapë «ai nuk është larg nga secili prej nesh». (Veprat 17:27) Në fakt, Bibla bën këtë ftesë të mrekullueshme: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»​—Jakovi 4:8.

Si mund t’i afrohesh Perëndisë?

  • Me anë të lutjes, që është mënyra si flet ti me Perëndinë.

  • Me anë të studimit të Biblës, që është mënyra si «flet» Perëndia me ty.

Ky komunikim reciprok​—lutja dhe studimi i Biblës​—do të të ndihmojë të ndërtosh një miqësi të fortë me Zotin.

«Komunikimi me Jehovain, me Më të Lartin, është ndër privilegjet më të mëdha të njeriut.»​—Xheremi.

«Kur i shpreh Jehovait në lutje ndjenjat më të thella, ndihem më afër tij.»​—Miranda.

A i dëgjon Zoti lutjet?

Edhe nëse beson te Zoti, madje, edhe nëse i lutesh atij, mbase e ke të vështirë ta pranosh se të dëgjon vërtet. Gjithsesi, Bibla thotë se Jehovai është «Dëgjues i lutjes». (Psalmi 65:2) Madje, ajo të fton ‘të hedhësh gjithë ankthin tënd mbi të’. Pse? «Sepse interesohet për ty.»​—1 Pjetrit 5:7.

Për të menduar: A gjen kohë për të folur rregullisht me miqtë e ngushtë? Mund të veprosh njësoj me Perëndinë. Lutju rregullisht duke iu drejtuar me emër, Jehova. (Psalmi 86:​5-7; 88:9) Në fakt, Bibla të fton ‘të lutesh pa pushim’.​—1 Selanikasve 5:​17.

«Lutja është një bisedë mes meje dhe Atit tim qiellor, ku i zbraz zemrën.»​—Moisiu.

«Kur flas me Jehovain, i hapem plotësisht, tamam siç do të flisja me mamin a me një shoqe shumë të ngushtë.»​—Kerëni.

Për çfarë të lutem?

Bibla thotë: «Për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»​—Filipianëve 4:6.

A do të thotë kjo se mund të lutemi edhe për problemet? Po! Faktikisht, në Bibël thuhet: «Hidhja barrën tënde Jehovait, dhe ai vetë do të të mbështetë.»​—Psalmi 55:22.

Sigurisht nuk duhet t’i lutesh Zotit vetëm kur ke probleme. Një e re me emrin Shantela, thotë: «Vështirë të quhet vërtet miqësi e mirë nëse i lutem Jehovait vetëm kur kam nevojë për ndihmë. Mendoj se në fillim duhet ta falënderoj, dhe lista për këtë është goxha e gjatë.»

Për të menduar: Për çfarë gjërash i je mirënjohës? A mund të mendosh tri gjëra për të cilat ta falënderosh Jehovain çdo ditë?

«Edhe një gjë e thjeshtë, si soditja e një luleje të bukur, mund të të nxitë ta falënderosh Jehovain.»​—Anita.

«Medito për diçka që të mahnit nga krijimi ose për ndonjë varg biblik që të prek vërtet, pastaj falëndero Jehovain për këtë.»​—Brajani.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Moisiu

«Lutjet e tua duhet të jenë të thella si një oqean, jo si një pellg. Jehovai do që të na ndihmojë dhe, ndonëse e di se çfarë na duhet para se t’ia kërkojmë, me anë të lutjeve të thella mund të tregojmë sa shumë besim kemi tek ai.»​—Moisiu.

Miranda

«Lutja është si një litar. Jehovai mban njërin skaj të litarit, unë tjetrin. Kur lutem për ndjenjat e mia më të thella, ndihem sikur po tërheq litarin dhe, duke u përgjigjur, Jehovai bën të njëjtën gjë. Kjo e bën më të ngushtë lidhjen tonë.»​—Miranda.

Xheremi

«Po të mos jemi të kujdesshëm, lutjet tona mund të kthehen në një listë dëshirash. Mirëpo duke e falënderuar Jehovain, tregojmë mirënjohje për gjërat e shumta që na ka dhënë dhe nuk lutemi vetëm për veten.»​—Xheremi.

Shelbi

«Sa më shumë e falënderojmë Jehovain, aq më mirënjohës bëhemi. Kur falënderojmë Jehovain, nuk përqendrohemi te tërë vështirësitë që kalojmë, por te bekimet që marrim.»​—Shelbi.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo