BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 98
  • Çfarë thotë Bibla për alkoolin? A është mëkat të pish?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për alkoolin? A është mëkat të pish?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Përvetëso pikëpamjen e Jehovait për alkoolin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Çfarë mendon Perëndia për alkoolin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Çfarë thotë Bibla për pirjen e alkoolit?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për alkoolin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 98
Silueta e një burri që po pi me shishe

Çfarë thotë Bibla për alkoolin? A është mëkat të pish?

Përgjigjja e Biblës

Nuk është mëkat të pish alkool me karar. Bibla e quan verën një dhuratë nga Perëndia që mund ta bëjë jetën më të këndshme. (Psalmi 104:14, 15; Eklisiastiu 3:​13; 9:7) Ajo pranon edhe vlerat mjekësore të verës.​—1 Timoteut 5:​23.

Jezui pinte verë kur ishte këtu në tokë. (Mateu 26:29; Luka 7:​34) Në një dasmë ai i bëri çiftit një dhuratë bujare duke kthyer ujin në verë, dhe kjo ishte një nga mrekullitë e tij shumë të njohura.​—Gjoni 2:​1-​10.

Rreziqet kur pi me tepri

Ndonëse flet për dobitë e verës, Bibla e dënon të pirët me tepri dhe dehjen. Pra, nëse një besimtar do të vendoste të pinte alkool, do të pinte vetëm me masë. (1 Timoteut 3:8; Titit 2:​2, 3) Bibla jep disa arsye pse duhet të shmangim të pirët me tepri.

  • Dobëson aftësinë për të menduar dhe mpin gjykimin. (Proverbat 23:29-​35) Një i dehur nuk mund ta plotësojë urdhrin e Biblës ‘për ta paraqitur trupin si një flijim të gjallë, të shenjtë e të pranueshëm për Perëndinë, që të bëjë një shërbim të shenjtë me fuqinë e tij për të arsyetuar’.​—Romakëve 12:1.

  • Mund të humbasim vetëpërmbajtjen dhe «motivin e mirë».​—Hozea 4:​11; Efesianëve 5:​18.

  • Mund të sjellë varfëri dhe probleme të rënda shëndetësore.​—Proverbat 23:21, 31, 32.

  • Perëndisë nuk i pëlqen kur pimë me tepri dhe kur dehemi.​—Proverbat 23:20; Galatasve 5:​19-​21.

Kur quhet teprim?

Teprim quhet kur njeriu ka pirë aq sa vë veten ose të tjerët në rrezik. Sipas Biblës, dehje nuk quhet vetëm kur të bie të fikët, por edhe kur e humbet fillin, nuk të mbajnë këmbët, grindesh më kot me të tjerët ose të trashet gjuha. (Jobi 12:25; Psalmi 107:27; Proverbat 23:29, 30, 33) Edhe atyre që nuk shkojnë deri në dehje, prapëseprapë ‘mund t’u rëndohen zemrat nga pirja e tepërt’ dhe të kenë pasoja serioze.​—Luka 21:34, 35.

Kur nuk duhet pirë fare?

Bibla thotë edhe se ka raste kur besimtarët nuk duhet të pinë fare alkool:

  • Nëse përbën pengesë për të tjerët.​—Romakëve 14:21.

  • Nëse ligji i vendit nuk e lejon.​—Romakëve 13:1.

  • Nëse dikush nuk arrin dot të pijë me karar. Ata që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit ose abuzojnë me alkoolin për arsye të tjera, duhet të vendosin të marrin masa drastike.​—Mateu 5:​29, 30.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo