BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 60
  • Frika nga vdekja​—Si ta kapërcesh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Frika nga vdekja​—Si ta kapërcesh?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • «E vërteta do t’ju lirojë»​—Si?
    Zgjohuni!—2012
  • Zhvilloni një zemër që i frikësohet Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Të mësojmë të gjejmë gëzim në frikën ndaj Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Një vështrim më nga afër i disa miteve rreth vdekjes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 60

Frika nga vdekja​—Si ta kapërcesh?

Përgjigjja e Biblës

Me të drejtë kemi frikë nga vdekja si të ishte një armik dhe marrim masa të arsyeshme për ta mbrojtur jetën. (1 Korintasve 15:26) Megjithatë, frika e paarsyeshme nga vdekja e bazuar në gënjeshtra ose bestytni, i bën njerëzit ‘t’i nënshtrohen skllavërisë gjatë gjithë jetës së tyre’. (Hebrenjve 2:​15) Njohuria për të vërtetën do të të çlirojë nga frika e sëmurë nga vdekja, pasi kjo frikë nuk të lë ta gëzosh jetën.​—Gjoni 8:​32.

E vërteta për vdekjen

  • Të vdekurit nuk janë të vetëdijshëm. (Psalmi 146:4) S’ke pse t’i frikësohesh dhembjes dhe mundimit pas vdekjes, sepse Bibla e krahason vdekjen me gjumin.​—Psalmi 13:3; Gjoni 11:​11-​14.

  • Të vdekurit nuk mund të na bëjnë keq. Edhe ish-armiqtë e dhunshëm ‘vdekja i bën të pafuqishëm’. (Proverbat 21:16) Bibla thotë se «urrejtja dhe xhelozia e tyre tashmë kanë marrë fund».​—Eklisiastiu 9:6.

  • Vdekja nuk është medoemos fundi i përhershëm i ekzistencës sonë. Me anë të ringjalljes, Perëndia do të risjellë në jetë ata që kanë vdekur.​—Gjoni 5:​28, 29; Veprat 24:15.

  • Perëndia premton se do të vijë një kohë kur «nuk do të ketë më vdekje». (Zbulesa 21:4) Bibla thotë se në ato ditë «të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të», pa pasur aspak frikë nga vdekja.​—Psalmi 37:29.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo