BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 23
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk shkojnë në luftë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk shkojnë në luftë?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pjesëtarë të dobishëm të komunitetit
  • «Ata nuk janë pjesë e botës»
    Të adhurojmë të vetmin Perëndi të vërtetë
  • A është e mundur ta duash armikun tënd?
    Zgjohuni!—2009
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk shkojnë në luftë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Ata nuk janë nga bota»
    Të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vetëm dhe të vërtetë
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 23
Ushtarë të kamufluar gjuajnë me armë në betejë.

Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk shkojnë në luftë?

Dëshmitarët e Jehovait nuk shkojnë në luftë për këto arsye:

  1. I binden Perëndisë. Bibla thotë se shërbëtorët e Perëndisë ‘do t’i farkëtonin shpatat duke i kthyer në plore dhe nuk do të mësonin më luftën’.—Isaia 2:4.

  2. I binden Jezuit. Jezui i tha apostullit Pjetër: «Ktheje shpatën në vendin e vet, sepse të gjithë ata që marrin shpatën, nga shpata do të vdesin.» (Mateu 26:52) Me këto fjalë Jezui tregoi se dishepujt e tij nuk do të rroknin armët për të luftuar.

    Dishepujt e Jezuit i binden urdhrit të tij ‘për të mos qenë pjesë e botës’ duke qëndruar plotësisht asnjanës në çështjet politike. (Gjoni 17:16) Nuk protestojnë kundër veprimeve ushtarake dhe as ndërhyjnë në punët e atyre që zgjedhin të shërbejnë në forcat e armatosura.

  3. I duan të tjerët. Jezui i urdhëroi dishepujt ‘ta donin njëri-tjetrin’. (Gjoni 13:34, 35) Kështu, ata do të formonin një vëllazëri ndërkombëtare ku asnjëri s’do të luftonte kurrë kundër vëllait ose motrës së tij.—1 Gjonit 3:10-12.

  4. Shembulli i të krishterëve të hershëm. Enciklopedia e fesë dhe e luftës (anglisht) thotë: «Dishepujt e hershëm të Jezuit nuk e pranonin luftën a shërbimin ushtarak», duke i konsideruar këto si «të papajtueshme me etikën e dashurisë së Jezuit dhe urdhrin për të dashur armiqtë». Po ashtu, teologu gjerman Peter Majnholdi tha për dishepujt e hershëm të Jezuit: «Për ta ishte e papajtueshme të ishe njëkohësisht i krishterë dhe ushtar.»

Pjesëtarë të dobishëm të komunitetit

Dëshmitarët e Jehovait janë pjesëtarë të dobishëm të shoqërisë dhe nuk përbëjnë aspak kërcënim për sigurinë e vendeve ku jetojnë. Ne e respektojmë autoritetin qeverisës, në harmoni me këto urdhërime të Biblës:

  • ‘Jini të nënshtruar ndaj autoriteteve më të larta.’—Romakëve 13:1.

  • «Paguajini pra, Cezarit gjërat e Cezarit, kurse Perëndisë gjërat e Perëndisë.»—Mateu 22:21.

Kështu, ne i bindemi ligjit, paguajmë taksat dhe bashkëpunojmë me përpjekjet që bën qeveria në dobi të mirëqenies publike.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo