BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 34
  • A do t’u përgjigjet Perëndia lutjeve të mia?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do t’u përgjigjet Perëndia lutjeve të mia?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Si mund të na ndihmojë lutja
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 34

A do t’u përgjigjet Perëndia lutjeve të mia?

Përgjigjja e Biblës

Po, do të të përgjigjet. Bibla dhe përvojat nga jeta reale tregojnë se Perëndia u përgjigjet lutjeve. Bibla thotë: «Ai do t’ua plotësojë dëshirën atyre që i frikësohen [Perëndisë]. Do t’i dëgjojë kur ta thërrasin për ndihmë e do t’i shpëtojë.» (Psalmi 145:19) Por nëse Perëndia do t’u përgjigjet lutjeve të tua, kryesisht e ke ti në dorë.

Çfarë ka rëndësi për Perëndinë?

  • T’i lutemi Perëndisë, jo Jezuit, Marisë, shenjtorëve, engjëjve apo shëmbëlltyrave. Vetëm Perëndia Jehova është «Dëgjuesi i lutjes».—Psalmi 65:2.

  • Të lutemi në përputhje me vullnetin ose kërkesat e Perëndisë, të cilat gjenden në Bibël.—1 Gjonit 5:14.

  • Të lutemi në emër të Jezuit, sepse kështu pranojmë autoritetin e tij. Jezui tha: «Askush nuk vjen tek Ati, përveçse nëpërmjet meje.»—Gjoni 14:6.

  • Të lutemi me besim, madje të kërkojmë më shumë besim nëse është e nevojshme.—Mateu 21:22; Luka 17:5.

  • Të jemi të përulur e të sinqertë. Bibla thotë: «Ti, o Jehova, je i lartë, e megjithatë i drejton sytë mbi të përulurit.»—Psalmi 138:6.

  • Të këmbëngulim. Jezui tha: «Vazhdoni të kërkoni dhe do t’ju jepet.»—Luka 11:9.

Çfarë nuk ka rëndësi për Perëndinë?

  • Raca ose kombësia jote. «Perëndia nuk është i anshëm, por në çdo komb njeriu që i frikësohet atij dhe praktikon drejtësinë, është i pranuar nga ai.»—Veprat 10:34, 35.

  • Pozicioni i trupit. Mund të lutesh ulur, i përkulur, në gjunjë ose në këmbë.—1 Kronikave 17:16; Nehemia 8:6; Danieli 6:10; Marku 11:25.

  • Nëse lutesh me zë apo në heshtje. Perëndia u përgjigjet edhe lutjeve që bëhen në heshtje, për të cilat të tjerët nuk janë në dijeni.—Nehemia 2:1-6.

  • Nëse shqetësimet e tua janë tejet të mëdha ose fare të papërfillshme. Perëndia të nxit që ta ‘hedhësh gjithë ankthin tënd mbi të, sepse ai interesohet për ty’.—1 Pjetrit 5:7.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo