BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 97
  • Pse kaq shumë urrejtje?—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse kaq shumë urrejtje?—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Urrejtja—Shenjë e kohëve tona
  • Pse ekziston rrethi vicioz i urrejtjes?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Mund të triumfojmë mbi urrejtjen!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për publikun)
  • Mënyra e vetme për ta çrrënjosur urrejtjen
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Fundi i krimeve të urrejtjes—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 97
Në një vizatim një person flet. Fjalët e tij duken si shigjeta që godasin personin të cilit po i flet.

id-work/​DigitalVision Vectors via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Pse kaq shumë urrejtje?—Çfarë thotë Bibla?

Gjuha e urrejtjes, krimet e urrejtjes, dhuna etnike dhe luftërat janë bërë kryefjala e lajmeve sot.

  • «Gjuha e urrejtjes po përdoret si kurrë më parë në platformat e mediave sociale, si pasojë e konfliktit mes Izraelit e Gazës dhe e ekstremistëve që u hedhin dru zjarrit.»—The New York Times, 15 nëntor 2023.

  • «Që nga data 7 tetor, bota ka parë një rritje të ndjeshme dhe shqetësuese të urrejtjes, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes.»—Denis Fransis, president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 3 nëntor 2023.

Gjithmonë ka pasur gjuhë plot urrejtje, dhunë dhe luftëra. Në fakt, Bibla flet për njerëz që në të shkuarën ‘i lëshonin fjalët e helmuara si shigjeta’ dhe që nxitnin luftë e dhunë. (Psalmi 64:3; 120:7; 140:1) Megjithatë, Bibla shpjegon se urrejtja që shohim sot ka domethënie të veçantë.

Urrejtja—Shenjë e kohëve tona

Bibla zbulon 2 arsye pse është kaq e zakonshme urrejtja sot.

  1. 1. Ajo paratha se do të vinte një kohë kur ‘dashuria e shumicës do të ftohej’. (Mateu 24:12) Në vend të dashurisë, njerëzit në përgjithësi do të shfaqnin qëndrime që do të ushqenin urrejtjen.—2 Timoteut 3:1-5.

  2. 2. Niveli i urrejtjes që shohim sot është pasojë e ndikimit keqdashës dhe të lig të Satana Djallit. Bibla thotë se «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të Ligut».—1 Gjonit 5:19; Zbulesa 12:9, 12.

Nga ana tjetër, Bibla parathotë edhe se së shpejti Perëndia do të shkulë me rrënjë shkaqet e urrejtjes. Jo vetëm kaq, por ai do të shërojë plagët që ka sjellë urrejtja. Bibla premton:

  • Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan».—Zbulesa 21:4.

Të ftojmë të lexosh këtë numër të revistës Kulla e Rojës me titull «Fundi i rrethit vicioz të urrejtjes». Aty do të gjesh përgjigjet e Biblës për këto pyetje:

Çfarë qëndron pas rrethit vicioz të urrejtjes?

Si mund ta mposhtim që sot ndikimin e urrejtjes nga jeta jonë?

Çfarë do të bëjë Perëndia për ta zhdukur plotësisht urrejtjen?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo