BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 87
  • Veganizmi—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Veganizmi—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pikëpamja e Krijuesit për njerëzit dhe kafshët
  • Zgjidhja për një botë më të mirë
  • Kafshët
    Zgjohuni!—2015
  • A është e gabuar të hash mish?
    Zgjohuni!—1997
  • A shkojnë në qiell kafshët?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Kafshët e papastra
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 87
Larmi frutash, zarzavatesh dhe erëzash.

fcafotodigital/​E+ via Getty Images

Veganizmi—Çfarë thotë Bibla?

Kudo në botë ka një interes të madh për veganizmin.

  • «Veganizmi është një filozofi dhe një mënyrë jetese që përpiqet të përjashtojë—për aq sa është e mundur dhe praktike—çdo formë shfrytëzimi dhe mizorie ndaj kafshëve për ushqim, veshje a diçka tjetër.»—The Vegan Society.

Përveç merakut për kafshët, disa bëhen veganë për të përmirësuar mjedisin ose për arsye shëndetësore a fetare.

  • «Ndryshe nga shumica e zgjedhjeve në të ushqyer, veganizmi më shpesh shihet si një koncept filozofik, një zgjedhje etike dhe një formë aktivizmi individual që synon të ketë efekt global.»—Britannica Academic.

A është veganizmi zgjidhja për një botë më të mirë? Çfarë thotë Bibla?

Pikëpamja e Krijuesit për njerëzit dhe kafshët

Bibla tregon se Krijuesi, Perëndia Jehova,a i konsideron njerëzit superiorë ndaj kafshëve dhe se u ka dhënë pushtet mbi to. (Zanafilla 1:27, 28) Më vonë Perëndia lejoi që njerëzit të përdornin kafshët për ushqim. (Zanafilla 9:3) Gjithsesi nuk e justifikon në asnjë mënyrë keqtrajtimin ndaj kafshëve.—Proverbat 12:10.

Sipas Biblës, zgjedhim të hamë mish apo jo, është një vendim personal.b Vendimi që marrim, nuk na bën njerëz më të mirë në sy të Perëndisë. (1 Korintasve 8:8) Asnjëri prej nesh nuk duhet të kritikojë vendimet e të tjerëve për zgjedhjet në të ngrënë.—Romakëve 14:3.

Zgjidhja për një botë më të mirë

Bibla tregon se mënyra si zgjedhim ta jetojmë jetën, nuk i ndreq problemet që hasim sot. Shumë probleme i kanë rrënjët te sistemi politik, social dhe ekonomik i kësaj bote, të cilat asnjëri prej nesh nuk mund t’i zgjidhë. Bibla thotë:

  • «Ajo që është e shtrembër, s’mund të drejtohet.»—Eklisiastiu 1:15.

Krijuesi ynë do t’i zgjidhë problemet që kemi sot. Bibla përdor një gjuhë të figurshme për të përshkruar çfarë do të bëjë Zoti.

  • «Pashë një qiell të ri dhe një tokë të re, sepse qielli i mëparshëm dhe toka e mëparshme kishin kaluar dhe deti nuk ishte më.»—Zbulesa 21:1.

Perëndia do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore ose ‘qiellin e mëparshëm’ me «një qiell të ri», një qeveri qiellore që quhet Mbretëria e Perëndisë. Kjo Mbretëri do të eliminojë ‘tokën e mëparshme’, pra ata që janë të ligj, dhe do të qeverisë mbi «një tokë të re» ose mbi ata që janë të gatshëm t’i nënshtrohen autoritetit të tij.

Vetëm nën Mbretërinë e Tij njerëzit do të mësojnë si të jetojnë në harmoni të përsosur me kafshët dhe mjedisin.—Isaia 11:6-9.

«Kam gjetur paqe mendore»

Juko luftoi për të drejtat e kafshëve, por u ndie i pafuqishëm kur kuptoi se përpjekjet e tij nuk sillnin ndonjë ndryshim të madh. Pastaj kuptoi cila është zgjidhja më e mirë për t’i dhënë fund keqtrajtimit të kafshëve. Lexo historinë e tij.

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

b Bibla na urdhëron: «Rrini larg . . . nga gjaku.» (Veprat 15:28, 29) Kjo do të thotë të mos pimë gjak ose të mos hamë mish që nuk është lënë t’i kullojë gjaku. Gjithashtu nuk duhet të hamë asnjë lloj ushqimi të cilit i është shtuar gjak.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo