BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 69
  • Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Bibla jep shpresë
  • Një shpresë e cila na ndihmon që sot
  • Forco shpresën
  • Ku mund të gjej shpresë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Mbaje të fortë shpresën tënde
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Bibla jep shpresë
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Mësimet elementare të Biblës
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 69
Një familje e lumtur duke parë diellin në horizont.

JenkoAtaman/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Arsye për shpresë në vitin 2023—Çfarë thotë Bibla?

Ndërsa fillon viti 2023, të gjithë ne shpresojmë më të mirën për veten dhe për familjen tonë. Pse mund të jemi optimistë për të ardhmen?

Bibla jep shpresë

Bibla jep lajmin e mirë se problemet e tanishme janë të përkohshme dhe se do të marrin fund shumë shpejt. Në fakt, ajo «u shkrua për mësimin tonë, që, . . . me anë të ngushëllimit nga Shkrimet, të kemi shpresë».—Romakëve 15:4.

  • Që të mësosh më shumë për premtimet e Biblës, lexo artikullin «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë».

Një shpresë e cila na ndihmon që sot

Shpresa që përmban Bibla mund të jetë si «një spirancë për jetën». (Hebrenjve 6:19, shënimi) Kjo shpresë na jep stabilitet. Mund të na ndihmojë të përballojmë problemet e tanishme, të jemi optimistë dhe të kemi lumturi që nuk venitet lehtë. Për shembull:

  • Ja si e ndihmoi shpresa e Biblës një burrë që luftonte me varësitë. Shiko videon M’u neverit jeta që bëja.

  • Zbulo si mund të na ndihmojë shpresa e Biblës kur vdekja na rrëmben një njeri të shtrenjtë. Shiko videon Ngushëllim për të pikëlluarit.

Forco shpresën

Shumë njerëz shpresojnë t’u ndodhin të mira në jetë, por nuk janë të sigurt nëse gjërat që shpresojnë, do të realizohen ndonjëherë. Por ndryshon puna me premtimet e Biblës. Pse? Sepse Bibla përmban premtimet e vetë Perëndisë Jehovaa, i cili «nuk mund të gënjejë». (Titit 1:2) Vetëm Jehovai ka fuqinë t’i plotësojë të gjitha premtimet e tij; ai mund të bëjë realitet «gjithçka që i pëlqen».—Psalmi 135:5, 6.

Të ftojmë përzemërsisht të nxjerrësh dobi nga shpresa e sigurt e Biblës. Mund të krijosh besim duke ‘shqyrtuar me kujdes Shkrimet’. (Veprat 17:11) Pse të mos provosh kursin për studimin e Biblës me ndihmën e një mësuesi, që disponohet falas? Filloje 2023-shin me pozitivitet!

a Jehova është emri i Perëndisë.—Psalmi 83:18.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo