BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 49
  • Çfarë thotë Bibla për adhurimin e shëmbëlltyrave?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për adhurimin e shëmbëlltyrave?
  • Tema të tjera
  • Material i ngjashëm
  • A duhet adhuruar Perëndia me shëmbëlltyra?
    Zgjohuni!—2008
  • Shëmbëlltyrat
    Zgjohuni!—2014
  • A duhet të adhurojmë shëmbëlltyra?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk përdorin shëmbëlltyra në adhurim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 49
Papa Françesku duke u përkulur para statujës së Marisë.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Çfarë thotë Bibla për adhurimin e shëmbëlltyrave?

Sipas agjencisë së lajmeve Catholic News Service, gjatë një ceremonie që u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit më 25 mars 2022, Papa Françesku «u lut në heshtje me sytë e mbyllur dhe me kokën e përkulur». Ai «iu përgjërua Marisë» për paqe. Një raport nga Vatican News shtoi se «Papa u lut për t’ia kushtuar e për t’ia besuar njerëzimin, veçanërisht Rusinë dhe Ukrainën, Zemrës së Papërlyer të Marisë».

Si mendon? A është e përshtatshme të lutemi para shëmbëlltyrave ose t’i përdorim në adhurim? Shqyrto vargjet e mëposhtme nga Bibla:

  • «Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur ose ndonjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat e tokës. Mos u përkul para tyre dhe mos u tundo t’u shërbesh, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua.»—Eksodi 20:4, 5.a

  • «Idhujt e tyre janë argjend dhe ar, vepër e duarve të njeriut. Kanë gojë, por s’mund të flasin; kanë sy, por s’mund të shohin; kanë veshë, por s’mund të dëgjojnë; kanë hundë, por s’mund të nuhatin. Kanë duar, por s’mund të prekin; kanë këmbë, por s’mund të ecin. Nga gryka nuk nxjerrin dot zë. Po njësoj do të katandisen njerëzit që i bëjnë, po, gjithkush që beson në ta.»—Psalmi 115:4-8.

  • ‘Unë jam Jehovai. Ky është emri im; lavdinë time nuk e ndaj me askënd tjetër, as lëvdimin që më takon me shëmbëlltyrat e skalitura.’—Isaia 42:8, shënimi.

  • «Ikni nga idhujtaria!»—1 Korintasve 10:14.

  • «Ruhuni nga idhujt.»—1 Gjonit 5:21.

Që të dish më shumë se çfarë thotë Bibla për përdorimin e shëmbëlltyrave në adhurim, lexo artikullin «Pikëpamja e Biblës—Shëmbëlltyrat» ose shiko videon A e pranon Perëndia përdorimin e shëmbëlltyrave kur e adhurojmë?

Mund të të interesojë edhe ajo që thotë Bibla për këto tema:

  • «Çfarë thotë Bibla për virgjëreshën Mari?»

  • «A duhet t’i luteni virgjëreshës Mari?»

  • «Mrekullitë dhe shfaqjet e mbinatyrshme—A janë shenja nga Perëndia?» (anglisht)

  • «Paqja në tokë—Si do të vijë?»

Burimi i fotografive: Vincenzo Pinto/​AFP via Getty Images

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo