BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 34
  • A do të marrë fund terrorizmi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A do të marrë fund terrorizmi?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si ndihet Perëndia për terrorizmin?
  • Shkaku i terrorizmit
  • Fundi i terrorizmit
  • Terrorizmi: Së shpejti merr fund!
    Zgjohuni!—2001
  • Më në fund paqe në tokë!
    Zgjohuni!—2006
  • Histori e shkruar me gjak
    Zgjohuni!—2006
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 34
Një zjarrfikës ndihmon të mbijetuarit në mes të ndërtesave të rrënuara.

A do të marrë fund terrorizmi?

Pas një sulmi terrorist, mbase natyrshëm pyet veten: «A është indiferent Zoti? Pse ndodhin gjëra të tilla? A do të marrë fund terrorizmi?a Si mund të jetoj me këtë frikë?» Bibla jep përgjigje të kënaqshme për këto pyetje.

Si ndihet Perëndia për terrorizmin?

Ai i urren dhunën dhe terrorizmin. (Psalmi 11:5; Proverbat 6:16, 17) Jezui, përfaqësuesi i Perëndisë, i qortoi dishepujt kur përdorën dhunën. (Mateu 26:50-52) Edhe pse disa pretendojnë se sulmet e dhunshme i kryejnë në emër të Zotit, Ai nuk ua jep këtë të drejtë. Në fakt, as lutjet nuk ua dëgjon.—Isaia 1:15.

Perëndia merakoset për këdo që po vuan, ku futen edhe ata që janë prekur nga sulmet terroriste. (Psalmi 31:7; 1 Pjetrit 5:7) Bibla tregon edhe se Ai do t’i japë fund dhunës.—Isaia 60:18.

Shkaku i terrorizmit

Bibla zbulon shkakun e vërtetë të terrorizmit: «Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» (Eklisiastiu 8:9) Gjatë gjithë historisë, njerëzit me pushtet kanë përdorur terrorizmin për të shtypur të tjerët. Nga ana tjetër, edhe të shtypurit përdorin terrorizmin për t’iu kundërpërgjigjur.—Eklisiastiu 7:7.

Fundi i terrorizmit

Zoti premton të zhdukë frikën e dhunën dhe të vendosë paqen në tokë. (Isaia 32:18; Mikea 4:3, 4) Ai:

  • Do të zhdukë shkakun e terrorizmit. Perëndia do t’i zëvendësojë qeveritë njerëzore me qeverinë e tij mbarëbotërore. Mbreti i kësaj qeverie, Jezu Krishti, do të trajtojë këdo me drejtësi dhe do të eliminojë shtypjen e dhunën. (Psalmi 72:2, 14) Kur të vijë ajo ditë, askush nuk do të kryejë akte terroriste. Njerëzve «do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund».—Psalmi 37:10, 11.

  • Do të zhbëjë çdo pasojë të terrorizmit. Perëndia do t’i shërojë njerëzit nga pasojat e terrorizmit, qofshin dëmtime fizike, qofshin trauma emocionale. (Isaia 65:17; Zbulesa 21:3, 4) Madje premton të ringjallë të vdekurit, duke i kthyer në jetë në një tokë paqësore.—Gjoni 5:28, 29.

Bibla na jep arsye të vlefshme për të besuar se Zoti do të veprojë së shpejti. Gjithsesi ndoshta mendon: «Pse Zoti nuk i ka dhënë fund terrorizmit deri tani?» Për të mësuar përgjigjen, shih videon Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

a «Terrorizmi» në përgjithësi i referohet përdorimit të dhunës ose kërcënimit me dhunë, sidomos kundër civilëve. Terroristët duan t’i frikësojnë njerëzit, me synimin që të sjellin ndryshime politike, fetare ose shoqërore. Megjithatë, njerëzit mund të mos bien dakord nëse një veprim specifik duhet konsideruar terrorizëm apo jo.

Bibla i ndihmon njerëzit t’ia dalin mbanë

Këtu renditen dy gjëra që sugjeron Bibla, të cilat mund të të ndihmojnë.

  • Lutju Zotit.—Filipianëve 4:6, 7.

  • Mbaje mendjen te mesazhi i shpresës që gjendet në Bibël.—Hebrenjve 6:19.

Për sugjerime të tjera të bazuara në Bibël, shih artikullin «Si ta mbash nën kontroll ankthin».

Dëshmitarët e Jehovait që e kanë përballuar terrorizmin, kanë pasur edhe mbështetjen e bashkëbesimtarëve. Të shohim dy raste:

  • Kurora me lule jashtë shkollës në Beslan, Rusi.

    Natalja dhe djali i saj nëntë vjeç, Aslani, ishin në një shkollë në Beslan, Rusi, kur terroristë të armatosur hynë me forcë dhe morën peng mbi 1.000 veta. Mjerisht, qindra vdiqën, pjesa më e madhe e të cilëve ishin fëmijë. Natalja dhe Aslani mbijetuan, por mbetën të traumatizuar. Shih çfarë i ndihmoi ta merrnin veten.

  • Pablo dhe Sofi.

    Pablo dhe Sofi humbën të birin kur u sulmuan Kullat Binjake në Nju-Jork. Shih këtë video që të kuptosh çfarë i ndihmoi ata dhe të tjerët që u prekën nga sulmet terroriste.

Bibla i ndihmon njerëzit të ndryshojnë

Shumë veta ndihen të zemëruar nga padrejtësitë dhe shtypja në botë. Mbase mendojnë se s’kanë rrugë tjetër veçse të përdorin dhunë e terror. A mund të ndryshojnë për mirë këta njerëz? Po. Që të shohësh si i ka ndihmuar mesazhi i Biblës disa prej tyre, lexo artikullin «Një botë pa terrorizëm: A është e mundur?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo