BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 189
  • A mund të më sjellë lehtësim Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të më sjellë lehtësim Bibla?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Problemet
  • Vdekja e një njeriu të dashur
  • Ndjenjat e tepruara të fajit
  • Trishtimi
  • Sëmundjet
  • Stresi dhe ankthi
  • Luftërat
  • Meraku për të ardhmen
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Si mund t’i ndihmojë Bibla burrat që vuajnë nga ankthi
    Tema të tjera
  • Kam ndjenja faji—A më ndihmon dot Bibla të gjej lehtësim?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Hidhe gjithë ankthin tënd mbi Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 189
Një grua lexon tërë qejf Biblën.

A mund të më sjellë lehtësim Bibla?

Përgjigjja e Biblës

Po. (Romakëve 15:4) Të shohim disa vargje nga Bibla që u kanë sjellë lehtësim shumë vetave që po përballen me situata të vështira dhe po përjetojnë ndjenja të trazuara.

Në këtë artikull

  • Problemet

  • Vdekja e një njeriu të dashur

  • Ndjenjat e tepruara të fajit

  • Trishtimi

  • Sëmundjet

  • Stresi dhe ankthi

  • Luftërat

  • Meraku për të ardhmen

Problemet

Psalmi 23:4: «Ndonëse eci nëpër luginën e territ, nuk kam frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua, o Perëndi.»

Kuptimi: Kur i lutesh Zotit dhe kërkon drejtim nga Fjala e tij, Bibla, mund t’i përballosh problemet me guxim.

Filipianëve 4:13: «Për çdo gjë kam forcë falë atij që më jep fuqi.»

Kuptimi: Perëndia mund të të japë forcë të përballosh çfarëdolloj problemi.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh probleme që zgjatin prej kohësh, shih artikullin «Vështirësia kur nuk ke gjë në dorë».

Vdekja e një njeriu të dashur

Eklisiastiu 9:5, 10: «Të vdekurit s’dinë asgjë . . . nuk ka as punë, as plan, as njohuri, as mençuri në Varr.»

Kuptimi: Ata që kanë vdekur, nuk po vuajnë dhe as na bëjnë dot keq. Janë të pavetëdijshëm.

Veprat 24:15: «Do të ketë një ringjallje të të vdekurve.»(Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar)

Kuptimi: Zoti mund t’i kthejë sërish në jetë njerëzit tanë të shtrenjtë që kanë vdekur.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh humbjen e një njeriu të dashur, shih artikullin «Plaga e pikëllimit—Si ta lehtësosh që sot».

Ndjenjat e tepruara të fajit

Psalmi 86:5: «Se ti, o Jehova,a je i mirë dhe mezi pret të falësh; me dashuri besnike i mbulon të gjithë ata që të thërrasin për ndihmë.»

Kuptimi: Zoti i fal ata që pendohen me gjithë zemër për gabimet e së shkuarës dhe që janë të vendosur të mos i përsëritin më.

Psalmi 103:12: «Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona.»

Kuptimi: Kur Perëndia fal, i çon aq larg mëkatet tona, sa s’mund ta imagjinojmë. Ai nuk na i përmend mëkatet orë e minutë dhe as i përdor për të na akuzuar ose ndëshkuar.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh ndjenjat e tepruara të fajit, shih artikullin «Kam ndjenja faji—A më ndihmon dot Bibla të gjej lehtësim?»

Trishtimi

Psalmi 31:7: «Ti e ke parë sa po vuaj, po, ti m’i njeh brengat e zemrës.»

Kuptimi: Syve të Zotit nuk u shpëton asnjë nga vuajtjet që heq ti. Ai kupton ndjenjat e tua më të thella, edhe kur të tjerët s’të kuptojnë dot.

Psalmi 34:18: «Jehovai u rri pranë zemërthyerve dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.»

Kuptimi: Zoti premton të të qëndrojë afër kur ndihesh përtokë. Ai mund të të japë forcë të gjesh lehtësim për dhimbjen emocionale.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh trishtimin, shih videon Si ta largosh trishtimin?

Sëmundjet

Psalmi 41:3: «Jehovai do ta mbështetë në shtratin e lëngatës.»

Kuptimi: Perëndia të ndihmon ta përballosh më lehtë një sëmundje të rëndë duke të dhënë paqe të brendshme, forcë, qëndrueshmëri dhe mençuri për të marrë vendime të mira.

Isaia 33:24: «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»

Kuptimi: Zoti premton se do të vijë një kohë kur të gjithë njerëzit do të gëzojnë shëndet të mirë.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh sëmundjet, shih artikullin «Si ta përballosh një sëmundje të papritur».

Stresi dhe ankthi

Psalmi 94:19: «Kur kisha përbrenda shumë mendime turbulluese, ngushëllimet e tua ma ledhatonin shpirtin.»

Kuptimi: Nëse i lutemi Perëndisë kur ndihemi të stresuar, ai na ndihmon të ruajmë qetësinë.

1 Pjetrit 5:7: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai merakoset për ju.»

Kuptimi: Perëndia nuk është i pandjeshëm ndaj halleve që kalojmë. Ai na fton t’ia shprehim në lutje gjithë shqetësimet tona.

Që të mësosh më shumë se si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh stresin dhe ankthin, shih artikullin «Si ta përballosh stresin?»

Luftërat

Psalmi 46:9: «Luftërat anembanë tokës ai i shuan.»

Kuptimi: Së shpejti, Mbretëria e Perëndisë do t’u japë fund të gjitha luftërave.

Psalmi 37:11, 29: «Zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do t’u kënaqet shpirti me paqen e pafund. . . . Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë përgjithmonë në të.»

Kuptimi: Njerëzit e mirë do të gëzojnë përgjithmonë paqe në tokë.

Që të mësosh më shumë nga e dimë se është afër koha kur Mbretëria e Perëndisë do të qeverisë, shih artikullin «Kur do ta qeverisë tokën Mbretëria e Perëndisë?»

Meraku për të ardhmen

Jeremia 29:11: «Unë e di mirë ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai.—Dua që të keni paqe, dhe jo të këqija. Dua t’ju jap një të ardhme plot shpresë.»

Kuptimi: Zoti e siguron popullin e tij se e ardhmja e tyre do të jetë pa diskutim e lumtur.

Zbulesa 21:4: «Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje. Gjërat e mëparshme shkuan.»

Kuptimi: Zoti premton se do të eliminojë gjithë të këqijat që shohim dhe që përjetojmë sot.

Që të mësosh më shumë për premtimet e Biblës për të ardhmen, shih artikullin «Shpresë e sigurt për një të ardhme më të mirë».

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo