BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 170
  • Çfarë thotë Bibla për të dhjetat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për të dhjetat?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • E dhjeta në Bibël​—Dhiata e Vjetër
  • E dhjeta në Bibël—Dhiata e Re
  • A japin të dhjetën Dëshmitarët e Jehovait?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • «Sillni gjithë të dhjetat nëpër depo»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Dhënia që sjell gëzim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Të japësh në dëm të vetes
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 170
Një burrë fut para në një zarf që ta hedhë në një kuti dhurimesh.

Çfarë thotë Bibla për të dhjetat?

Përgjigjja e Biblës

Perëndia i urdhëroi izraelitët e lashtë që të dhuronin një të dhjetëna e të ardhurave vjetore për të mbështetur adhurimin e vërtetë. Ai u tha: «Duhet të jepni patjetër të dhjetën e të gjithë të mbjellave që jep ara vit për vit.»—Ligji i përtërirë 14:22.

Urdhri për të dhjetën ishte pjesë e Ligjit të Moisiut, një kod ligjor që Perëndia ia dha Izraelit të lashtë. Të krishterët nuk janë nën detyrimin e këtij Ligji, ndaj nuk u kërkohet të japin të dhjetën. (Kolosianëve 2:13, 14) Ama, çdo i krishterë mund të kontribuojë financiarisht «si ka vendosur në zemër, jo me pahir a me detyrim, sepse Perëndia do një dhënës të gëzuar».—2 Korintasve 9:7.

  • E dhjeta në Bibël​—Dhiata e Vjetër

  • E dhjeta në Bibël​—Dhiata e Re

E dhjeta në Bibël​—Dhiata e Vjetër

E dhjeta përmendet shumë herë në atë pjesë të Biblës që njihet si Dhiata e Vjetër, kryesisht pasi Izraeli mori kodin ligjor (Ligjin e Moisiut) nëpërmjet Moisiut. Megjithatë, e dhjeta përmendet edhe para kësaj periudhe.

Para Ligjit të Moisiut

Abrami (Abrahami) është i pari i dokumentuar në Bibël që ofroi të dhjetën. (Zanafilla 14:18-20; Hebrenjve 7:4) Me sa duket ia dha të dhjetën si dhuratë mbretit-prift të Salemit vetëm një herë. Në Bibël nuk tregohet në asnjë vend tjetër se Abrahami ose fëmijët e tij ta kenë përsëritur këtë veprim.

I dyti që përmendet në Bibël është Jakobi, nipi i Abrahamit. Ai u zotua se, nëse Perëndia do ta bekonte, do t’i jepte «të dhjetën e çdo gjëje» që do të merrte. (Zanafilla 28:20-22) Sipas disa studiuesve të Biblës, ka të ngjarë që Jakobi ta ketë paguar të dhjetën me flijime në kafshë. Edhe pse Jakobi e mbajti zotimin, nuk e detyroi familjen e tij të jepte të dhjetën.

Nën Ligjin e Moisiut

Perëndia i urdhëroi izraelitët e lashtë të jepnin të dhjetën për të mbështetur veprimtaritë fetare.

  • E dhjeta mbështeste shërbëtorët fetarë në kohë të plotë, pra levitët ku përfshiheshin edhe priftërinjtë, të cilët s’kishin tokë që ta kultivonin. (Numrat 18:20, 21) Levitët që s’ishin priftërinj, e merrnin të dhjetën nga populli. Pastaj, pjesën më të mirë, «të dhjetën e së dhjetës», ua dhuronin priftërinjve.—Numrat 18:26-29.

  • Duket se në Ligjin e Moisiut kërkohej edhe një e dhjetë tjetër vjetore, nga e cila përfitonin si levitët, edhe ata që s’ishin levitë. (Ligji i përtërirë 14:22, 23) Ajo u shërbente familjeve izraelite gjatë festave të veçanta. Në vite të caktuara u jepej më të varfërve që të kishin ushqim.—Ligji i përtërirë 14:28, 29; 26:12.

Si përllogaritej e dhjeta? Izraelitët vinin mënjanë të dhjetën e asaj që prodhonte toka gjatë një viti. (Levitiku 27:30) Nëse zgjidhnin ta paguanin të dhjetën në pará në vend se në prodhime, atëherë këtë vlerë do ta rritnin me 20 për qind. (Levitiku 27:31) Duhej të jepnin edhe ‘të dhjetën e bagëtisë së imët dhe të trashë’, që me sa duket ishte një e dhjeta e bagëtisë që i shtohej kopesë.—Levitiku 27:32.

Që të llogaritnin të dhjetën e bagëtive, izraelitët i numëronin kafshët ndërsa dilnin nga vatha dhe zgjidhnin një nga çdo dhjetë prej tyre. Ligji thoshte se ata nuk duhej t’i kontrollonin e as t’i shkëmbenin ato që kishin përzgjedhur. Madje, as mund t’i këmbenin me para. (Levitiku 27:32, 33) Megjithatë, e dhjeta e dytë që jepej për festat e përvitshme, mund të paguhej edhe në para. Kjo ua lehtësonte punën izraelitëve që duhej të bënin goxha rrugë për te vendi i festës.—Ligji i përtërirë 14:25, 26.

Sa herë duhej të jepnin të dhjetën izraelitët? Çdo vit. (Ligji i përtërirë 14:22) Megjithatë, çdo 7 vjet bëhej një përjashtim. Ai vit ishte sabat, ose vit pushimi, gjatë të cilit izraelitët nuk mbillnin asgjë. (Levitiku 25:4, 5) Prandaj, atë vit nuk mblidhej e dhjeta gjatë kohës së korrjes. Në fund të çdo viti të tretë dhe të gjashtë të ciklit shtatëvjeçar të Sabatit, të dhjetën e dytë izraelitët e ndanin me të varfrit dhe me levitët.—Ligji i përtërirë 14:28, 29.

Si ndëshkoheshin kur nuk paguanin të dhjetën? Ligji i Moisiut nuk parashikonte ndëshkime për mospagimin e të dhjetës. Ky ishte një detyrim moral. Izraelitët duhej të deklaronin para Perëndisë se e kishin paguar të dhjetën, pastaj të kërkonin bekimin e tij ngaqë i ishin bindur. (Ligji i përtërirë 26:12-15) Për Perëndinë, të mos paguaje të dhjetën, ishte si ta grabitje.—Malakia 3:8, 9.

A ishte barrë e rëndë të paguhej e dhjeta? Jo. Perëndia u premtoi izraelitëve se do t’i bekonte bollshëm dhe se nuk do t’u mungonte asgjë nëse do të sillnin të dhjetën. (Malakia 3:10) Nga ana tjetër, kombi vuante kur nuk paguante të dhjetën. Perëndia nuk i bekonte dhe ata s’përfitonin dot nga shërbimet e levitëve dhe të priftërinjve, meqë ishin lënë pas dore.—Nehemia 13:10; Malakia 3:7.

E dhjeta në Bibël—Dhiata e Re

Kur Jezui ishte në tokë, e dhjeta vazhdonte të ishte kërkesë për adhuruesit e Perëndisë. Sidoqoftë, kjo kërkesë u shfuqizua pas vdekjes së tij.

Gjatë kohës së Jezuit

Në atë pjesë të Biblës që njihet gjerësisht si Dhiata e Re, thuhet se izraelitët e paguanin të dhjetën kur Jezui ishte në tokë. Ai e pranoi se duhej ta paguanin të dhjetën, por i dënoi krerët fetarë që i bindeshin me përpikëri këtij urdhri dhe ndërkohë ‘shpërfillnin çështjet më me peshë të Ligjit, domethënë drejtësinë, mëshirën dhe besnikërinë’.—Mateu 23:23.

Pas vdekjes së Jezuit

E dhjeta nuk ishte më një kërkesë pas vdekjes së Jezuit. Vdekja flijuese e Jezuit e shfuqizoi Ligjin e Moisiut, ku përfshihej edhe urdhërimi ‘për të mbledhur të dhjetat’.—Hebrenjve 7:5, 18; Efesianëve 2:13-15; Kolosianëve 2:13, 14.

E dhjeta dhe Kisha e hershme

«Në fillesat e Kishës, e dhjeta e të ardhurave jepej vullnetarisht për qëllime fetare. Ajo u bë e detyrueshme vetëm pas Këshillit të Turit në vitin 567.»—Cyclopedia of Biblical, Theological, and, Ecclesiastical Literature, nga Meklintoku dhe Strongu, vëllimi 10, faqja 436.

a E dhjeta nënkupton «një të dhjetën e të ardhurave që dikush e vë mënjanë për një qëllim të caktuar. . . . Në Bibël, zakonisht e dhjeta lidhet me një qëllim fetar.»—Harper’s Bible Dictionary, faqja 765.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo