BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w25 shtator f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Duke u ngritur me krahë si shqiponja
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Përmbajtja e Këngës së Solomonit
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Jehovai i jep fuqi të lodhurit
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Mësime nga zogjtë e qiellit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
w25 shtator f. 31

Pyetje nga lexuesit

Ku e kishte fjalën shkrimtari i Proverbave 30:18, 19 kur tha se mënyra «si sillet një burrë kur është me një vajzë» është «e pakapshme»?

Shumë veta, madje edhe disa studiues të Biblës, kanë vrarë mendjen për kuptimin e këtyre fjalëve. Vargjet e plota në Përkthimin Bota e Re thonë: «Tri gjëra janë të pakapshme për mua [ose «janë tepër të mrekullueshme», shën.], madje katër nuk i kuptoj: si fluturon shqiponja në qiej, si rrëshqet gjarpri në shkëmb, si lundron anija në det të hapur dhe si sillet një burrë kur është me një vajzë.»—Prov. 30:18, 19.

Më parë mendonim se shprehja «si sillet një burrë kur është me një vajzë», kishte kuptim negativ. Pse? Sepse në kontekst përmenden gjëra të këqija që nuk thonë kurrë «mjaft». (Prov. 30:15, 16) Vargu 20 flet për një grua «kurorëshkelëse» që thotë se s’ka bërë asnjë të keqe. Ndaj arsyetonim se ashtu si një shqiponjë që fluturon tutje, një gjarpër që rrëshqet në shkëmb ose një anije që lundron në det të hapur, ky burrë bën diçka pa lënë gjurmë. Nisur nga ky arsyetim, besonim se shprehja «si sillet një burrë kur është me një vajzë», nënkuptonte diçka të gabuar. Pra, bëhej fjalë për një të ri që përpiqet me dinakëri të joshë një vajzë të re naive për të bërë diçka imorale.

Megjithatë, kemi arsye të forta që t’i shohim këto vargje në dritë pozitive. Shkrimtari thjesht po shprehte sa i mrekulluar ishte nga gjërat që përmenden aty.

Edhe dorëshkrime hebraike e mbështetin idenë se vargu flet për diçka pozitive. Sipas një vepre referimi (Theological Lexicon of the Old Testament), fjala hebraike që përkthehet «e pakapshme» te Proverbat 30:18 «përdoret për një ngjarje që dikujt . . . i duket e jashtëzakonshme, e pamundur, madje e mrekullueshme».

Edhe Krofërd Toi, një profesor në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara, arriti në përfundimin se kjo pjesë e Biblës nuk përshkruan diçka negative. Ai u shpreh: «Shkrimtari thjesht po përpiqej të përshkruante sa të mrekullueshme janë gjërat që përmenden aty.»

Ndaj është me vend të themi se fjalët te Proverbat 30:18, 19 përshkruajnë gjëra që janë vërtet të mrekullueshme, madje të pakapshme për mendjen tonë. Njësoj si shkrimtari i Biblës, edhe ne mahnitemi nga mënyra si ngrihet në fluturim një shqiponjë, si rrëshqet një gjarpër nëpër shkëmbinj, si lundron një anije e rëndë në det të hapur e si bien në dashuri një djalë i ri me një vajzë të re dhe gëzojnë një jetë të lumtur.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo