BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w24 korrik f. 26-29
  • Si të përshtatesh me një kongregacion të ri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të përshtatesh me një kongregacion të ri
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • KATËR PARIME QË NDIHMOJNË TË PËRSHTATESH
  • «PRANOJENI KRAHËHAPUR NJËRI-TJETRIN»
  • NJË MUNDËSI QË TË PËRPAROSH
  • A po transferohesh në një vend tjetër?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1999
  • Si mund të përshtatesh me kongregacionin e ri?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Le të ndërtohet kongregacioni!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Ti ke një vend në kongregacionin e Jehovait!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
w24 korrik f. 26-29

Si të përshtatesh me një kongregacion të ri

A JE transferuar ndonjëherë në një kongregacion tjetër? Nëse po, me siguri pajtohesh me fjalët e Zhan-Sharlit, që thotë: «Është e vështirë të përshtatesh me një kongregacion të ri e njëkohësisht të sigurohesh që secili pjesëtar i familjes ta mbajë të fortë marrëdhënien me Jehovain.» Përveçse të gjejnë punë, strehim dhe ndoshta shkolla të reja për fëmijët, ata që transferohen mund ta kenë të vështirë të përshtaten me klimën e vendit, me kulturën e me një territor të ri.

Nikolai dhe Selina hasën një vështirësi tjetër. Dega e Francës u kërkoi nëse mund të transferoheshin në një kongregacion të ri, dhe ata pranuan. Ata shprehen: «Periudha pas entuziazmit fillestar ishte e vështirë, sepse na merrte malli për miqtë. Në kongregacionin e ri akoma s’kishim krijuar lidhje të forta me vëllezërit.»a Ç’mund të bësh që transferimi në një kongregacion tjetër të shkojë mbarë, pavarësisht nga sfidat? Si mund të ndihmojnë të tjerët? Si mund të inkurajohesh e të inkurajosh në kongregacionin e ri?

KATËR PARIME QË NDIHMOJNË TË PËRSHTATESH

Një motër bën pak pushim nga shpaketimi i kutive për të lexuar Biblën.

Mbështetu te Jehovai

1. Mbështetu te Jehovai. (Psal. 37:5) Kazumi, një motër që jeton në Japoni, u largua nga kongregacioni ku kishte shërbyer për 20 vjet, ngaqë i shoqi u transferua për shkak të punës. Si ‘e la udhën e saj në dorë të Jehovait’? Ajo shprehet: «Ia zbraza zemrën Jehovait për frikën e madhe, vetminë dhe ankthin që ndieja. Sa herë që e bëja këtë, ai më jepte forcën që më nevojitej.»

Si mund të mbështetesh më shumë te Jehovai? Ashtu si një bimë ka nevojë për ujë dhe lëndë ushqyese nga dheu që të rritet, edhe besimi ynë duhet ushqyer që të rritet. Nikolai, i përmendur më sipër, meditoi për Abrahamin, Jezuin e Pavlin—burra që bënë shumë sakrifica për të bërë vullnetin e Jehovait—e kjo ia forcoi besimin se Jehovai do ta mbështeste. Falë një programi të rregullt të studimit të Biblës, jo vetëm do të përballosh me sukses çdo ndryshim në jetë, por edhe do të mësosh gjëra të reja që mund t’i përdorësh për t’u dhënë zemër të tjerëve në kongregacionin e ri.

Një plak dëgjon me vëmendje dy vëllezër të rinj që i shpjegojnë si i përdorin pajisjet audio-video në Sallën e Mbretërisë.

Shmang krahasimet

2. Shmang krahasimet. (Ekl. 7:10) Zhylit, një vëllai që u transferua nga Benini në Shtetet e Bashkuara, iu desh të përshtatej me ndryshime të mëdha kulturore. Ai kujton: «Ndihesha sikur duhej t’i tregoja gjithë historinë e jetës çdo personi që takoja.» Ngaqë kjo ishte krejt ndryshe nga kultura e tij, Zhyli filloi të veçohej nga kongregacioni. Megjithatë, pasi i njohu më mirë vëllezërit e motrat, nuk ndihej më ashtu. Ai thotë: «Tani e kuptoj se në çfarëdo vendi të planetit të jetojmë, ne njerëzit jemi njësoj. Vetëm shprehemi ndryshe. Është e rëndësishme t’i pranojmë njerëzit ashtu siç janë.» Prandaj, mos e krahaso kongregacionin e ri me të mëparshmin. Një pioniere me emrin Anliza, thotë: «Nuk u transferova për të gjetur çfarë lashë pas. U transferova për të zbuluar gjëra të reja.»

Edhe pleqtë duhet t’i shmangin krahasimet me kongregacionin e mëparshëm. T’i bësh gjërat ndryshe nuk është medoemos e gabuar. Është e mençur që para se të japësh sugjerime si plak, t’i njohësh pak më mirë rrethanat lokale. (Ekl. 3:1, 7b) Më mirë t’i mësosh vëllezërit me anë të shembullit, sesa t’u imponosh mendimet e tua.—2 Kor. 1:24.

Dy vëllezër pastrojnë një dritare në Sallën e Mbretërisë.

Përfshihu

3. Përfshihu. (Filip. 1:27) Transferimi kërkon mjaft kohë dhe energji, por është shumë e rëndësishme të ndjekësh mbledhjet që nga fillimi, e nëse është e mundur fizikisht. Në fund të fundit, nëse pjesëtarët e kongregacionit të ri s’të kanë takuar ndonjëherë ose të shohin rrallë, si mund të të mbështetin? Lusinda, e cila u transferua me dy vajzat në një qytet të madh në Afrikën e Jugut, kujton: «Miqtë më sugjeruan që së pari të përfshihesha sa më shumë në kongregacionin e ri, duke dalë me të tjerët në shërbim dhe duke komentuar në mbledhje. Gjithashtu vumë në dispozicion shtëpinë për mbledhjet e shërbimit.»

‘Të përpiqesh krah për krah’ me vëllezërit e motrat në kongregacionin e ri, është një mënyrë e shkëlqyer që të forcosh besimin tënd dhe të të tjerëve. Pleqtë e inkurajuan Anlizën, që u përmend më sipër, të mundohej të dilte në shërbim me të gjithë. Rezultati? Ajo thotë: «Shpejt kuptova se kjo është jetësore për t’u ndier pjesë e kongregacionit.» Gjithashtu, kur ofrohesh vullnetarisht për gjëra si pastrimi dhe mirëmbajtja e Sallës së Mbretërisë, tregon se tani e sheh kongregacionin e ri si kongregacionin tënd. Sa më shumë të përfshihesh, aq më shpejt do të ndihen rehat vëllezërit e motrat në shoqërinë tënde dhe aq më shpejt do të ndihesh pjesë e familjes së re.

Dy çifte po shijojnë një vakt së bashku.

Lidh miqësi të reja

4. Lidh miqësi të reja. (2 Kor. 6:11-13) Mënyra më e mirë për të lidhur miqësi të reja është të interesohesh sinqerisht për të tjerët. Prandaj lër kohë të mjaftueshme para dhe pas mbledhjeve që të flasësh me vëllezërit e motrat dhe t’i njohësh më mirë. Përpiqu t’u mësosh emrat. Kur ua kujton emrin të tjerëve dhe je i përzemërt e i afrueshëm, ata do të kenë dëshirë të të njohin dhe pa dyshim do të lidhësh miqësi të bukura.

Mos u merakos tepër se si do të të shohin të tjerët. Përkundrazi, lejoji vëllezërit e motrat të të njohin ashtu siç je. Mund të imitosh Lusindën, që thotë: «Kemi marrë iniciativën për t’i ftuar të tjerët në shtëpi, e si rezultat kemi zënë miqësi të ngushta.»

«PRANOJENI KRAHËHAPUR NJËRI-TJETRIN»

Disave mund t’u duket stresuese të hyjnë në një Sallë Mbretërie plot me të panjohur. Prandaj, si mund t’ua bësh më të lehtë të sapoardhurve në kongregacion? Apostulli Pavël na nxit: «Pranojeni krahëhapur njëri-tjetrin, ashtu si edhe Krishti ju pranoi krahëhapur.» (Rom. 15:7) Kur imitojnë Krishtin, pleqtë mund t’i bëjnë të sapoardhurit të ndihen të mirëpritur. (Shih kutinë «Çfarë ndihmon që transferimi të shkojë mbarë».) Sidoqoftë, të gjithë në kongregacion, duke përfshirë edhe fëmijët, mund t’i ndihmojnë të sapoardhurit të ndihen si në shtëpi.

Çfarë ndihmon që transferimi të shkojë mbarë

Çfarë duhet të bësh: Informoji kohë më parë pleqtë e të dyja kongregacioneve për datën e transferimit, adresën tënde të re dhe informacionet e kontaktit. Sigurohu se ku ndodhet Salla e Mbretërisë dhe mëso orarin e mbledhjeve. Në mbledhjen e parë prezantohu me pleqtë dhe me të tjerët.

Çfarë duhet të bëjnë pleqtë: Sekretari i kongregacionit të mëparshëm duhet t’i dërgojë sa më shpejt kongregacionit të ri një letër prezantimi dhe skedën ose skedat Raporti i lajmëtarit të kongregacionit. Në kongregacionin e ri, Komiteti i Shërbimit i Kongregacionit duhet ta caktojë menjëherë të sapoardhurin në një grup shërbimi. Një vizitë inkurajuese nga mbikëqyrësi i grupit do të ishte një gjë shumë e dashur.

T’i pranojmë krahëhapur të tjerët përfshin t’u tregojmë mikpritje, por edhe t’u ofrojmë ndihmë praktike. Për shembull, një motër harxhoi nga koha e saj e çmuar që të dilte në qytet me një motër të sapoardhur dhe t’i mësonte të përdorte transportin publik. Ky gjest e preku motrën dhe e ndihmoi që të ndihej rehat në shtëpinë e saj të re.

NJË MUNDËSI QË TË PËRPAROSH

Ndërsa rritet, një karkalec e ndërron disa herë lëkurën derisa i dalin krahët dhe është në gjendje të fluturojë. Po njësoj, kur transferohesh në një kongregacion tjetër, duhet të heqësh çdo frikë që të pengon të hapësh krahët e të fluturosh në shërbim të Jehovait. Nikolai dhe Selina thonë: «Transferimi është një stërvitje e shkëlqyer. Përshtatja me njerëz të tjerë dhe me rrethana të ndryshme na ka ndihmuar të zhvillojmë cilësi të reja.» Zhan-Sharli, i cituar në fillim, tregon për dobitë që ka nxjerrë familja e tij: «Ky ndryshim u ka dhënë mundësi fëmijëve tanë të lulëzojnë në kongregacionin e ri. Brenda pak muajsh, vajza filloi të kishte caktime në mbledhjen e mesjavës, kurse djali u bë lajmëtar i papagëzuar.»

Po nëse rrethanat nuk të lejojnë që të transferohesh, si për shembull të shkosh aty ku ka më shumë nevojë? Mund të hapësh një faqe të re në kongregacionin ku je, duke zbatuar disa nga sugjerimet e përmendura më sipër. Ndërsa mbështetesh plotësisht te Jehovai, përfshihu sa më shumë në aktivitetet e kongregacionit duke dalë me të tjerët në shërbim e duke zënë miqësi të reja ose duke forcuar miqësitë e vjetra. A mund të vësh si synim që të ndihmosh në mënyrë praktike të sapoardhurit në kongregacion ose ata që janë në vështirësi? Ngaqë dashuria është shenja dalluese e të krishterëve të vërtetë, kur ndihmojmë të tjerët mund të lidhemi më fort me Jehovain. (Gjoni 13:35) Mund të jesh plotësisht i sigurt se «Perëndia kënaqet shumë me flijime të tilla».—Hebr. 13:16.

Pavarësisht nga vështirësitë, shumë vëllezër e motra që janë transferuar në një kongregacion tjetër, ia kanë dalë mbanë—edhe ti mund t’ia dalësh! Anliza thotë: «Ndryshimi i kongregacionit më ka ndihmuar të hap plotësisht dyert e zemrës.» Tani Kazumi është e bindur se kur transferohesh, «mund ta ndiesh dorën e Jehovait në mënyra që s’i ke provuar më parë». Kurse Zhyli thotë: «Falë miqësive që kam krijuar, nuk ndihem më si i huaj në kongregacion. Tani ndihem kaq rehat, sa do ta kisha shumë të vështirë të largohesha.»

a Për më shumë sugjerime, shih artikullin «Duke përballuar sfidën e mallit në shërbim të Perëndisë» në Kullën e Rojës të 15 gushtit 1994.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo