BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w21 nëntor f. 31
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Ninevia
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Libri biblik numër 34​—Naumi
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Një Perandori e humbur që shqetësoi kritikët e Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Përmbajtja e Nahumit
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
w21 nëntor f. 31
Pikturë e ndërtesave dhe monumenteve të Ninevisë së lashtë krijuar nga një artist.

Ninevia ishte qytet me ndërtesa dhe monumente mbresëlënëse

A e dini?

Çfarë ndodhi me Ninevinë pas ditëve të Jonait?

NË SHEKULLIN e shtatë p.e.s., Asiria ishte bërë perandoria më e madhe në botë. «Ajo shtrihej nga Qiproja në perëndim deri në Iran në lindje, e madje për njëfarë kohe përfshinte edhe Egjiptin»,—thuhet në Blogun e Muzeut Britanik. Kryeqyteti, Ninevia, ishte qyteti më i madh në gjithë botën. Kishte monumente mbresëlënëse, kopshte spektakolare, pallate luksoze dhe biblioteka madhështore. Mbishkrimet në muret e Ninevisë së lashtë tregojnë se mbreti Ashurbanipal, njësoj si mbretërit e tjerë asirianë, e quante veten «mbreti i botës». Në atë kohë, Asiria dhe Ninevia dukeshin të pamposhtshme.

Një hartë që tregon kufijtë e Perandorisë Asiriane në shekullin e shtatë p.e.s. Vendet në hartë janë Egjipti, ishulli i Qipros dhe Ninevia.

Fuqia botërore asiriane ishte perandoria më e madhe e asaj kohe në botë

Gjithsesi, kur Asiria ishte në kulmin e lavdisë, Sofonia, profeti i Jehovait, paratha: «[Jehovai] . . . do ta shkatërrojë Asirinë. Ninevinë do ta kthejë në shkreti, në vend të thatë si shkretëtira.» Përveç kësaj, Naumi, një profet tjetër i Jehovait, paratha: «Plaçkitni argjend, plaçkitni ar. . . . Qyteti është bosh, i shkretë e i rrënuar! . . . Të gjithë ata që do të të shohin, do t’ia mbathin nga ti e do të thonë: ‘Ninevia është shkretuar!’» (Sof. 2:13; Nau. 2:9, 10; 3:7) Kur dëgjonin ato profeci, njerëzit ndoshta vritnin mendjen: «A mund të ndodhë kjo vallë?! A mund të mposhtet ndonjëherë Asiria e fuqishme?» Ka shumë mundësi që kjo dukej e pabesueshme.

Ninevia u katandis në një vend të shkretë!

Prapëseprapë, e pabesueshmja ndodhi! Nga fundi i shekullit të shtatë p.e.s., Asirinë e kishin pushtuar babilonasit dhe medët. Me kalimin e kohës, Ninevia mbeti e shkretë dhe u mbulua nga pluhuri i harresës. Një botim i Muzeut Metropolitan të Artit në Nju-Jork thotë: «Gjatë Mesjetës, ai vend ishte plotësisht i braktisur dhe i varrosur nën tokë. Ninevia kujtohej kryesisht ngaqë përmendej në Bibël.» Sipas Arkivit Online të Shoqërisë Biblike të Arkeologjisë, në fillim të viteve 1800, «askush nuk e dinte nëse kryeqyteti madhështor i Asirisë kishte ekzistuar vërtet». Mirëpo pastaj, më 1845, arkeologu Ostin Henri Lajard filloi të gërmonte në vendin ku dikur kishte qenë Ninevia. Rrënojat që zbuluan arkeologët atje, dëshmuan për lavdinë e dikurshme të Ninevisë.

Profecitë për Ninevinë janë plotësuar pikë për pikë. Kjo na forcon besimin se do të përmbushen edhe profecitë e Biblës për fundin e fuqive politike të ditëve të sotme.—Dan. 2:44; Zbul. 19:15, 19-21.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo