BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w20 maj f. 8-11
  • Mbretërit rivalë në kohën e fundit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mbretërit rivalë në kohën e fundit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • «Mbreti i veriut» në kohën e fundit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Jehovai zbulon gjërat që «do të ndodhin së shpejti»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kush është sot «mbreti i veriut»?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Zbulohet misteri i madh
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
w20 maj f. 8-11

Mbretërit rivalë në kohën e fundit

Profecitë në këtë tabelë disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë. Ato japin prova të shumta se po jetojmë në «kohën e fundit».—Dan. 12:4.

Një tabelë që tregon profecitë dhe identitetin e mbretit të veriut dhe të mbretit të jugut nga viti 1870 deri më sot.
  • Tabela 1 tregon profeci për kohën e fundit që disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë, nga viti 1870 deri në vitin 1918. Në vitin 1914 fillon «koha e fundit». Profecia 1: një bishë me 7 kokë që është shfaqur para datës më të hershme të tabelës. Gjatë Luftës I Botërore koka e shtatë e saj plagoset. Që nga viti 1917, koka e shtatë shërohet dhe bisha bëhet prapë e fortë. Profecia 2: në vitin 1871 rishfaqet mbreti i veriut, kurse në vitin 1870 rishfaqet mbreti i jugut. Mbreti i veriut që rishfaqet në vitin 1871 është Gjermania. Mbreti i jugut në fillim është Britania e Madhe, por në vitin 1917 zëvendësohet nga fuqia botërore anglo-amerikane. Profecia 3: që nga viti 1870, Çarls Rasëlli dhe shokët e tij janë ‘lajmëtari’. Që nga viti 1881, ‘Kulla e Rojës e Sionit’ i nxit lexuesit e saj të predikojnë lajmin e mirë. Profecia 4: që nga viti 1914, koha e korrjes. Egjrat ndahen nga gruri. Profecia 5: që nga viti 1917, shfaqen këmbët prej hekuri dhe argjile. Paraqiten edhe: ngjarje botërore në vitet 1914-1918, Lufta I Botërore. Ngjarje që ndikojnë te populli i Jehovait: në vitet 1914-1918, Studentët e Biblës në Britani dhe Gjermani burgosen. Më 1918, burgosen vëllezër nga selia botërore në Shtetet e Bashkuara.
    Profecia 1.

    Vargjet Zbul. 11:7; 12:13, 17; 13:1-8, 12

    Profecia «Bisha» ka sunduar në tokë për shekuj të tërë. Në kohën e fundit, koka e saj e shtatë plagoset. Më vonë, ajo kokë shërohet dhe «mbarë toka» ndjek pas bishën. Satanai e përdor këtë bishë që ‘të luftojë me mbetjen e pasardhësit’ të gruas.

    Plotësimi Pas Përmbytjes, nisin të sundojnë qeveri njerëzore që janë armike të Jehovait. Shumë shekuj më vonë, gjatë Luftës I Botërore, Perandoria Britanike bëhet tepër e dobët. Ajo rimerr fuqi kur bashkohet me Shtetet e Bashkuara. Sidomos gjatë kohës së fundit, Satanai përdor krejt sistemin e tij politik që të përndjekë popullin e Perëndisë.

  • Profecia 2.

    Vargjet Dan. 11:25-45

    Profecia Rivalitet midis mbretit të veriut dhe mbretit të jugut gjatë kohës së fundit.

    Plotësimi Gjermania dhe fuqia anglo-amerikane luftojnë kundër njëra-tjetrës. Në vitin 1945, Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij bëhen mbreti i veriut. Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik bie, e më vonë, Rusia dhe aleatët e saj luajnë rolin e mbretit të veriut.

  • Profecia 3.

    Vargjet Isa. 61:1; Mal. 3:1; Luka 4:18

    Profecia Jehovai dërgon «lajmëtarin» e tij që ‘të përgatitë një udhë’ para se të fillojë të qeverisë Mbretëria mesianike. Ky grup fillon ‘t’u shpallë lajmin e mirë zemërbutëve’.

    Plotësimi Që nga viti 1870, Çarls Rasëlli dhe shokët e tij përpiqen me zell të shpjegojnë të vërtetat e Biblës. Në vitin 1881, ata kuptojnë se është shumë e rëndësishme që shërbëtorët e Perëndisë të predikojnë. Kështu botojnë artikuj të tillë, si «Kërkohen 1.000 predikues» dhe «Të mirosur për të predikuar».

  • Profecia 4.

    Vargjet Mat. 13:24-30, 36-43

    Profecia Një armik mbjell egjër nëpër një arë me grurë. Egjrat lihen të rriten dhe e fshehin grurin deri kur vjen koha e korrjes; pastaj egjrat ndahen nga gruri.

    Plotësimi Që nga viti 1870, të krishterët e vërtetë fillojnë të dallohen nga të krishterët e rremë. Gjatë kohës së fundit, të krishterët e vërtetë mblidhen dhe ndahen nga të krishterët e rremë.

  • Profecia 5.

    Vargjet Dan. 2:31-33, 41-43

    Profecia Këmbët prej hekuri dhe argjile i përkasin një shëmbëlltyre prej metalesh të ndryshme.

    Plotësimi Argjila paraqet lëvizjet popullore dhe protestat në vendet që janë nën pushtetin e fuqisë botërore anglo-amerikane. Si pasojë e këtyre lëvizjeve, kjo fuqi botërore nuk ushtron dot plotësisht një forcë si të hekurit.

  • Tabela 2 tregon profeci për kohën e fundit që disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë, nga viti 1919 deri në vitin 1945. Gjermania është mbreti i veriut deri në vitin 1945. Mbreti i jugut është fuqia botërore anglo-amerikane. Profecia 6: në vitin 1919, të krishterët e mirosur mblidhen në kongregacionin e pastruar. Që nga viti 1919, vepra e predikimit merr vrull dhe vazhdon. Profecia 7: në vitin 1920, formohet Lidhja e Kombeve, që vazhdon deri në fillim të Luftës II Botërore. Paraqiten edhe: Profecia 1, bisha me 7 kokë vazhdon të ekzistojë. Profecia 5, këmbët prej hekuri dhe argjile vazhdojnë të ekzistojnë. Ngjarje botërore në vitet 1939-1945, Lufta II Botërore. Ngjarje që ndikojnë te populli i Jehovait: në Gjermani, në vitet 1933-1945, burgosen mbi 11.000 Dëshmitarë. Në Britani, në vitet 1939-1945, burgosen gati 1.600 Dëshmitarë. Në Shtetet e Bashkuara, në vitet 1940-1944, mbi 2.500 turma të dhunshme sulmojnë Dëshmitarët.
    Profecia 6.

    Vargjet Mat. 13:30; 24:14, 45; 28:19, 20

    Profecia ‘Gruri’ mblidhet e futet në ‘depo’, dhe «skllavi besnik dhe i mençur» emërohet mbi «shërbëtorët e shtëpisë». ‘Lajmi i mirë për Mbretërinë’ fillon të predikohet «në gjithë tokën e banuar».

    Plotësimi Në vitin 1919, skllavi besnik dhe i mençur emërohet mbi shërbëtorët e Perëndisë. Që nga ajo kohë, Studentët e Biblës e intensifikojnë aktivitetin e predikimit. Sot Dëshmitarët e Jehovait predikojnë në më shumë se 200 vende dhe botojnë materiale të bazuara te Bibla në mbi 1.000 gjuhë.

  • Profecia 7.

    Vargjet Dan. 12:11; Zbul. 13:11, 14, 15

    Profecia Një bishë me dy brirë merr iniciativën për krijimin e ‘një shëmbëlltyre të bishës’ me 7 kokë dhe i jep «frymë shëmbëlltyrës».

    Plotësimi Fuqia botërore anglo-amerikane merr iniciativën për krijimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë organizatë hyjnë edhe kombe të tjera. Më vonë, edhe mbreti i veriut bëhet anëtar i Lidhjes—por vetëm në vitet 1926-1933. Ashtu si Kombet e Bashkuara (OKB-ja) pas saj, Lidhjes i jepet lavdia për gjëra që mund t’i realizojë vetëm Mbretëria e Perëndisë.

  • Tabela 3 tregon profeci për kohën e fundit që disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë, nga viti 1945 deri në vitin 1991. Mbreti i veriut është Bashkimi Sovjetik dhe aleatët e tij deri në vitin 1991, e pas kësaj është Rusia dhe aleatët e saj. Mbreti i jugut është fuqia botërore anglo-amerikane. Profecia 8: një re e formuar nga një bombë atomike, një shembull i shkatërrimit të tmerrshëm që solli fuqia botërore anglo-amerikane. Profecia 9: më 1945 formohen Kombet e Bashkuara, që zëvendësojnë Lidhjen e Kombeve. Paraqiten edhe: Profecia 1, bisha me 7 kokë vazhdon të ekzistojë. Profecia 5, këmbët prej hekuri dhe argjile vazhdojnë të ekzistojnë. Profecia 6, më 1945 mbi 156.000 lajmëtarë. Më 1991, mbi 4.278.000 lajmëtarë. Ngjarje që ndikojnë te populli i Jehovait: në Bashkimin Sovjetik, në vitet 1945-1951, mijëra Dëshmitarë internohen në Siberi.
    Profecia 8.

    Vargjet Dan. 8:23, 24

    Profecia Një mbret me fytyrë të egër ‘sjell shkatërrim të tmerrshëm’.—Dan. 8:23, 24, shën.

    Plotësimi Fuqia botërore anglo-amerikane solli një shkatërrim të jashtëzakonshëm. Për shembull, gjatë Luftës II Botërore, Shtetet e Bashkuara sollën një shkatërrim të llahtarshëm pa precedent kur hodhën dy bomba atomike mbi një vend që ishte armik i fuqisë anglo-amerikane.

  • Profecia 9.

    Vargjet Dan. 11:31; Zbul. 17:3, 7-11

    Profecia Bisha «me ngjyrë të kuqe të ndezur» e me dhjetë brirë ngjitet nga humnera dhe është një mbret i tetë. Libri i Danielit e quan këtë mbret ‘gjëja e neveritshme që shkakton shkretim’.

    Plotësimi Lidhja e Kombeve bëhet joaktive gjatë Luftës II Botërore. Pas luftës, ‘vihet në vend’ ose formohet OKB-ja. Ashtu si Lidhja e Kombeve para saj, OKB-së i jepet lavdia për gjëra që mund t’i realizojë vetëm Mbretëria e Perëndisë. OKB-ja do të sulmojë fetë.

  • Tabela 4 tregon profeci për kohën e fundit që disa herë plotësohen gjatë së njëjtës periudhë, nga ditët tona deri në Armagedon. Mbreti i veriut është Rusia dhe aleatët e saj. Mbreti i jugut është fuqia botërore anglo-amerikane. Profecia 10: udhëheqësit botërorë bëjnë deklaratën «paqe dhe siguri». Pas kësaj nis shtrëngimi i madh. Profecia 11: kombet sulmojnë institucionet e fesë së rreme. Profecia 12: qeveritë e botës sulmojnë popullin e Perëndisë. Të mirosurit e mbetur në tokë, mblidhen në qiell. Profecia 13: Armagedoni. Kalorësi i kalit të bardhë plotëson fitoren e tij. Bisha me 7 kokë shfaroset; shëmbëlltyra gjigante thërrmohet te pjesa e këmbëve prej hekuri dhe argjile. Paraqiten edhe: Profecia 1, bisha me 7 kokë vazhdon të ekzistojë deri në Armagedon. Profecia 5, këmbët prej hekuri dhe argjile vazhdojnë të ekzistojnë deri në Armagedon. Profecia 6, sot mbi 8.683.000 lajmëtarë. Ngjarje që ndikojnë te populli i Jehovait: më 2017, autoritetet ruse burgosin Dëshmitarë dhe konfiskojnë godinat e degës.
    Profecitë 10 dhe 11.

    Vargjet 1 Sel. 5:3; Zbul. 17:16

    Profecia Kombet bëjnë deklaratën «paqe dhe siguri»; «dhjetë brirët» e «bisha» sulmojnë «prostitutën» dhe e shkatërrojnë. Pas kësaj, mbi kombet bie një shkatërrim i papritur.

    Plotësimi Kombet deklarojnë se kanë sjellë paqe dhe siguri. Më pas, kombet që mbështetin OKB-në shkatërrojnë institucionet e fesë së rreme. Kjo shënon fillimin e shtrëngimit të madh. Ky shtrëngim do të përfundojë me shkatërrimin e pjesës tjetër të botës së Satanait në Armagedon.

  • Profecia 12.

    Vargjet Ezek. 38:11, 14-17; Mat. 24:31

    Profecia Gogu sulet kundër «vendit» të popullit të Perëndisë. Më pas engjëjt mbledhin «të zgjedhurit».

    Plotësimi Mbreti i veriut, së bashku me pjesën tjetër të qeverive të botës, sulmon popullin e Perëndisë. Ca kohë pasi fillon ky sulm, të mirosurit e mbetur në tokë, mblidhen në qiell.

  • Profecia 13.

    Vargjet Ezek. 38:18-23; Dan. 2:34, 35, 44, 45; Zbul. 6:2; 16:14, 16; 17:14; 19:20

    Profecia ‘Kalorësi i kalit të bardhë’ plotëson «fitoren e tij» duke shfarosur Gogun dhe ushtrinë e tij. «Bisha» hidhet në «liqenin e zjarrtë» dhe shëmbëlltyra gjigante thërrmohet.

    Plotësimi Jezui, Mbreti në fron i Mbretërisë së Perëndisë, hidhet në veprim për të shpëtuar popullin e Perëndisë. Bashkë me 144.000 bashkëqeveritarët dhe ushtrinë e engjëjve, ai shfaros koalicionin e kombeve, krejt sistemin politik të Satanait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo