BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb23 shtator f. 7
  • Barinj që punojnë për të mirën e popullit të Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Barinj që punojnë për të mirën e popullit të Jehovait
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
  • Material i ngjashëm
  • Afroju pleqve për ndihmë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2025 (Për studim)
  • Pleq—Përgjigjjuni mëkatit me dashuri e mëshirë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Vëllezër—A po synoni të shërbeni si pleq?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2024 (Për studim)
  • Barinj, imitoni barinjtë më të mëdhenj
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
mwb23 shtator f. 7

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË

Barinj që punojnë për të mirën e popullit të Jehovait

Shumë njerëz kanë mendim negativ për ata që kanë autoritet. E kush mund t’u vërë faj?! Historia ka treguar se njerëzit kanë abuzuar me autoritetin për arsye egoiste. (Mi 7:3) Sa mirënjohës ndihemi që pleqtë e kongregacionit stërviten ta përdorin autoritetin e tyre për të mirën e popullit të Jehovait!—Es 10:3; Mt 20:25, 26.

Ndryshe nga ata që kanë autoritet në këtë botë, pleqtë synojnë detyrën e mbikëqyrësit nga dashuria për Jehovain dhe popullin e tij. (Gjo 21:16; 1Pj 5:1-3) Nën drejtimin e Jezuit, këta barinj ndihmojnë secilin lajmëtar të ndihet pjesë e familjes së adhuruesve të Jehovait dhe të qëndrojnë pranë Tij. Ata janë gati kurdoherë t’u japin zemër deleve të Jehovait dhe t’i ndihmojnë kur lind një urgjencë mjekësore ose godet një katastrofë. Nëse ke nevojë për ndihmë, pse të mos marrësh iniciativën të kontaktosh një nga pleqtë e kongregacionit?—Jk 5:14.

Skenë nga videoja «Barinj që kujdesen për kopenë». Një plak përqafon i lumtur Eliasin.

SHIHNI VIDEON BARINJ QË KUJDESEN PËR KOPENË, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si nxori dobi Mariana nga ndihma që i dhanë pleqtë?

  • Si nxori dobi Eliasi nga ndihma që i dhanë pleqtë?

  • Pas kësaj videoje, si ndihesh për punën që bëjnë pleqtë?

Merr iniciativën për të kontaktuar një plak nëse . . .

  • ke ndryshuar informacionet e kontaktit

  • po përballon një vështirësi

  • do të largohesh për një kohë të gjatë

  • po përballon një problem të rëndë shëndetësor ose je shtruar në spital

  • ke bërë një mëkat serioz

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo