BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwb22 korrik f. 3
  • Shërbimi si pionierë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shërbimi si pionierë
  • Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
  • Material i ngjashëm
  • Synim i shkëlqyer për vitin e ri të shërbimit
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
  • Kërkohen 500 pionierë ndihmës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
  • A do ta bëjmë përsëri? Një tjetër thirrje për pionierë ndihmës
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Shpallni kudo virtytet e Jehovait
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2022
mwb22 korrik f. 3
Një vajzë, prindërit e saj dhe gjyshja diskutojnë së bashku programin e tyre.

TË JETOJMË SI TË KRISHTERË | SYNIME PËR VITIN E RI TË SHËRBIMIT

Shërbimi si pionierë

I përdorim mirë energjitë tona, kur vëmë synime në shërbim të Jehovait. (1Ko 9:26) Synimet na ndihmojnë ta shfrytëzojmë sa më mirë kohën që ka mbetur deri në fund të sistemit. (Ef 5:15, 16) Po sikur gjatë adhurimit familjar të vini synime për vitin e ri të shërbimit? Për t’ju ardhur në ndihmë, ky fletëstudim për mbledhje ka artikuj me disa synime të arritshme, që mund t’i shqyrtoni në lutje.—Jk 1:5.

Për shembull, me bashkëpunimin e familjes, a është e mundur që të paktën një pjesëtar të shërbejë si pionier i rregullt? Nëse nuk jeni të sigurt a mund t’i bëni orët, konsultohuni me pionierë që kanë rrethana të ngjashme me tuajat. (Pr 15:22) Ndoshta mund të pyesni një pionier gjatë adhurimit familjar. Pastaj shkruani variante programesh. Nëse keni shërbyer si pionierë në të shkuarën, shqyrtoni nëse rrethanat jua lejojnë përsëri këtë mundësi.

A është e mundur që disa pjesëtarë të familjes të shërbejnë si pionierë ndihmës për një a më shumë muaj? Nëse fuqitë ju kufizojnë, mund të shërbeni si pionierë ndihmës duke bërë çdo ditë nga pak orë. Nëse gjatë javës nuk dilni dot shumë në shërbim, ngaqë punoni me orar të plotë ose shkoni në shkollë, ndoshta mund të zgjidhni një muaj që ka ditë festash ose 5 fundjavë. Shënoni në kalendar kur mendoni të shërbeni si pionierë ndihmës dhe hidhni me shkrim një program.—Pr 21:5.

SHIHNI VIDEON TREGO GUXIM SI PIONIER, DHE PASTAJ PËRGJIGJJUNI PYETJEVE TË MËPOSHTME:

  • Si u kujdes Jehovai për motrën Amand? Çfarë mësojmë nga kjo video?

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo