THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | KOLOSIANËVE 1-4
Zhvishni personalitetin e vjetër dhe vishni të riun
A t’u desh të bëje ndryshime rrënjësore në personalitet kur more të vërtetën? Mund të jesh i sigurt se, me përpjekjet e tua, i ke kënaqur zemrën Jehovait. (Ezk 33:11) Megjithatë nevojiten përpjekje të vazhdueshme që të mos lejosh të nxjerrin kokë tiparet e personalitetit të vjetër dhe të vazhdosh të shfaqësh personalitetin e ri. Nëpërmjet pyetjeve vijuese, mendo se në cilat fusha mund të përmirësosh:
A po i mbaj mëri dikujt që më ka lënduar?
A tregoj durim edhe kur jam me nxitim ose i lodhur?
Nëse më lind një mendim imoral, a përpiqem ta fshij menjëherë nga mendja?
A i shoh shtrembër njerëzit e një race ose kombësie tjetër?
A i kam folur vrazhdë dikujt ose a jam nxehur me dikë kohët e fundit?