THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 27-28
Pavli lundron për në Romë
Pavli nuk reshti kurrë së foluri për besimin e tij, edhe pse ishte i burgosur. Kur ishte në anije, u dha dëshmi anëtarëve të ekuipazhit dhe pasagjerëve. Pas shkatërrimit të anijes në Maltë, s’ka dyshim se Pavli u foli për lajmin e mirë personave që shëroi. Vetëm tri ditë pasi mbërriti në Romë, ai thirri të parët e judenjve që t’u jepte dëshmi. Dhe, gjatë dy viteve në arrest shtëpie, u predikoi të gjithë atyre që i shkuan për vizitë.
Ç’mund të bësh që të flasësh për lajmin e mirë, pavarësisht nga çdo lloj kufizimi që mund të kesh?