THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JEREMIA 51-52
Fjala e Jehovait del e vërtetë në çdo hollësi
Jehovai paratha me saktësi ngjarje të së ardhmes
Harkëtar i gardës mbretërore perse
«Mprehni shigjetat»
Medët dhe persët ishin harkëtarë të zotë dhe harkun e kishin armën kryesore. Ata i mprehnin shigjetat që ato të depërtonin sa më thellë
«Burrat e fuqishëm të Babilonisë kanë reshtur së luftuari»
Kronika e Nabonidit thotë: «Ushtria e Kirit hyri në Babiloni pa luftë.» Ka shumë të ngjarë që kjo nënkupton se nuk u zhvillua një betejë e mirëfilltë, dhe kjo përkon me profecinë e Jeremisë
Kronika e Nabonidit
«Babilonia do të bëhet pirgje gurësh [dhe] shkreti brez pas brezi»
Nga viti 539 p.e.s., lavdia e Babilonisë nisi të venitej. Aleksandri i Madh kishte ndër mend ta bënte Babiloninë kryeqytetin e vet, por befas vdiq. Në shekullin e parë, atje kishte akoma një komunitet judenjsh dhe, për këtë arsye, apostulli Pjetër shkoi në Babiloni. Në shekullin e katërt të e.s., qyteti ishte gërmadhë dhe, me kalimin e kohës, u zhduk nga faqja e dheut