BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp20 nr. 3 f. 11
  • Bekime për ata që i binden Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bekime për ata që i binden Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • 1. BINDJA NA BËN TË MENÇUR
  • 2. BINDJA NA BËN TË LUMTUR
  • «Kjo është dashuria për Perëndinë»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • A je ‘i gatshëm të bindesh’?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Çfarë kërkon Jehovai nga ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • «Mos jam gjë Perëndia unë?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2020
wp20 nr. 3 f. 11
Një familje e lumtur kalon kohë së bashku. Mamaja po gatuan me një nga vajzat. Babai po sheh një album fotografish me vajzën tjetër në dhomën e ndenjjes.

Mund ta arrijmë lumturinë e vërtetë duke iu bindur urdhërimeve të Perëndisë

Bekime për ata që i binden Perëndisë

Profeti Moisi tha se, po t’u bindemi urdhërimeve të Perëndisë, do të marrim bekimin e tij. (Ligji i përtërirë 10:13; 11:27) Ne nuk i bindemi Perëndisë nga frika se na ndëshkon. Cilësitë e tij të bukura na motivojnë t’i bindemi nga dashuria dhe ngaqë nuk duam të bëjmë diçka që e lëndon. «Kjo do të thotë dashuri për Perëndinë: të zbatojmë urdhërimet e tij.»—1 Gjonit 5:3.

Por, si na sjell bindja bekimin e Perëndisë? Të shohim dy mënyra.

1. BINDJA NA BËN TË MENÇUR

«Unë, Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të udhëheq nëpër rrugën nga duhet të shkosh.»—ISAIA 48:17.

Perëndia Jehova, Krijuesi ynë, na njeh dhe na jep drejtimin që na nevojitet. Nëse duam që mësimet e tij të na ndihmojnë të marrim vendime të mençura, duhet të mësojmë nga Shkrimet e Shenjta çfarë pret prej nesh dhe pastaj t’i zbatojmë.

2. BINDJA NA BËN TË LUMTUR

«Lum ata që e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe e zbatojnë!» —LUKA 11:28.

Sot miliona veta ia vënë veshin Fjalës së Perëndisë, prandaj janë vërtet të lumtur. Për shembull, të shohim rastin e një burri nga Spanja që kishte temperament shpërthyes dhe i keqtrajtonte të tjerët, si edhe të shoqen. Një ditë lexoi në shkrimet e profetit Moisi për karakterin e butë të Jozefit, djalit të Jakobit. Jozefin e shitën si skllav dhe e burgosën pa të drejtë, e prapëseprapë mbajti një frymë të butë, paqësore dhe falëse. (Zanafilla, kapitujt 37-45) Ai tha: «Shembulli i Jozefit më dha shtysë të isha më i butë, më i njerëzishëm dhe të kisha vetëkontroll. Si rezultat, sot kam një jetë të lumtur.»

Shkrimet e Shenjta kanë edhe udhëzime të tjera si t’i trajtojmë të tjerët. T’i shohim në artikullin vijues.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo