Përgatitja e nevojshme që të mësojmë të tjerët me zotësi
Në të paktën dy raste Jezuit i bënë të njëjtën pyetje për jetën e përhershme, dhe në secilin rast ai e përshtati përgjigjen me nevojat e dëgjuesit. (Luka 10:25-28; 18:18-20) Edhe pse mund ta njohim mirë materialin për studimin biblik, duhet të parapërgatitemi duke menduar për studentin. Cilat aspekte mund t’i ketë të vështira për t’i kuptuar ose për t’i pranuar? Cilat shkrime duhet të lexojmë? Sa material duhet të studiojmë? Që ta ndihmojmë studentin të kuptojë informacionin, mund të na duhet të përgatitim një ilustrim, shpjegim a disa pyetje. Përveç këtyre, meqë në zemër farat e së vërtetës i rrit Jehovai, duhet të kërkojmë bekimin e tij kur përgatitemi për studimin, e po ashtu kërkojmë bekimin e Jehovait për studentin dhe për përpjekjet që po bëjmë për ta ndihmuar frymësisht.—1 Kor. 3:6; Jak. 1:5.