BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 7/14 f. 3
  • Merrni si shembull profetët—Sofonia

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merrni si shembull profetët—Sofonia
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 36​—Sofonia
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Kërkoni Jehovain përpara ditës së zemërimit të tij
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • «Më prit»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • «Duart e tua mos u dobësofshin!»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 7/14 f. 3

Merrni si shembull profetët​—Sofonia

1. Në cilat rrethana shërbeu si profet Sofonia dhe pse është ai një shembull i shkëlqyer për ne?

1 Ishte mesi i shekullit të shtatë p.e.s. dhe adhurimi i Baalit po praktikohej hapur në Judë. Para pak kohësh kishin vrarë mbretin e lig, Amonin, dhe tani po mbretëronte i riu Josia. (2 Kron. 33:21–34:1) Gjatë asaj periudhe, Jehovai caktoi Sofoninë për të shpallur mesazhin e Tij të gjykimit. Ndonëse Sofonia mund të ketë qenë anëtar i familjes mbretërore të Judës, nuk e zbuti mesazhin e dënimit nga Jehovai ndaj klasës sunduese në Judë. (Sof. 1:1; 3:1-4) Në mënyrë të ngjashme, përpiqemi të imitojmë guximin e Sofonisë e të mos i lejojmë lidhjet familjare të ndikojnë për keq në adhurimin që i bëjmë Jehovait. (Mat. 10:34-37) Çfarë mesazhi shpalli Sofonia dhe me ç’rezultat?

2. Çfarë duhet të bëjmë që të jemi të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait?

2 Kërkoni Jehovain: Vetëm Jehovai mund t’i shpëtojë njerëzit gjatë ditës së zemërimit të tij. Ja pse Sofonia i nxiti banorët e Judës të kërkonin Jehovain, të kërkonin drejtësinë dhe të kërkonin zemërbutësinë ndërsa kishte ende kohë. (Sof. 2:2, 3) Kjo vlen edhe për ne. Ashtu si Sofonia, i nxitim të tjerët të kërkojnë Jehovain, por nga ana tjetër edhe ne duhet të veprojmë, të vendosur që kurrë të mos ‘sprapsemi duke u larguar nga Jehovai’. (Sof. 1:6) Përkundrazi, kërkojmë Jehovain duke studiuar me kujdes Fjalën e tij dhe duke u lutur që të na drejtojë. Kërkojmë drejtësinë duke bërë një jetë të pastër moralisht. Kërkojmë zemërbutësinë duke zhvilluar një qëndrim të nënshtruar dhe duke reaguar menjëherë ndaj drejtimit që marrim nga organizata e Jehovait.

3. Pse duhet të mbajmë një qëndrim pozitiv në shërbim?

3 Rezultate pozitive: Mesazhi i gjykimit që shpalli Sofonia u preku zemrën të paktën disa banorëve të Judës. Por, midis këtyre ka të ngjarë që rasti më i veçantë të ishte ai i të riut Josia, i cili filloi të kërkonte Jehovain kur ishte ende djalosh. Më vonë, Josia ndërmori një fushatë intensive kundër idhujtarisë në vend. (2 Kron. 34:2-5) Sot, megjithëse disa fara të Mbretërisë bien përgjatë rrugës, në vend shkëmbor ose mes gjembave, të tjera bien në tokë të mirë dhe japin fryt. (Mat. 13:18-23) Jemi të sigurt se Jehovai do të vazhdojë të bekojë përpjekjet tona ndërsa angazhohemi fort për të përhapur farat e Mbretërisë.​—Psal. 126:6.

4. Pse duhet ‘të presim Jehovain’?

4 Disa në Judë mendonin se Jehovai nuk do të vepronte kurrë. Megjithatë, Jehovai i siguroi të gjithë se dita e tij e madhe ishte afër. (Sof. 1:12, 14) Shpëtimi do të vinte vetëm për ata që gjenin strehë tek Ai. (Sof. 3:12, 17) Le të gjejmë kënaqësi teksa shërbejmë në unitet me bashkadhuruesit e Perëndisë tonë të madh ndërsa ‘presim Jehovain’!​—Sof. 3:8, 9.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo