BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/14 f. 2
  • Bëje zakon të jesh i përpiktë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Bëje zakon të jesh i përpiktë
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Pse të jemi të përpiktë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Përpikëria
    Zgjohuni!—2016
  • Të tregojmë çmueshmëri për shtëpinë e Perëndisë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • Të sillemi në një mënyrë të denjë ndaj lajmit të mirë
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1995
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 5/14 f. 2

Bëje zakon të jesh i përpiktë

1. Çfarë shembulli na lë Jehovai në lidhje me përpikërinë?

1 Jehovai nuk është kurrë me vonesë. Për shembull, u jep shërbëtorëve të tij «ndihmë në kohën e duhur». (Hebr. 4:16) Gjithashtu, siguron ‘ushqim frymor në kohën e duhur’. (Mat. 24:45) Ndaj mund të jemi të sigurt se dita e zemërimit të tij «nuk do të vonojë». (Hab. 2:3) Sa shumë dobi nxjerrim nga përpikëria e Jehovait! (Psal. 70:5) Megjithatë, për ne që jemi mjaft të ngarkuar e të papërsosur mund të jetë shumë e vështirë t’i bëjmë gjërat në kohë. Pse duhet ta bëjmë zakon të jemi të përpiktë?

2. Pse përpikëria i sjell lavdi Jehovait?

2 Përpikëria është bërë gjë e rrallë në këto ditë të fundit kur shumë janë të dashuruar me veten dhe pa vetëkontroll. (2 Tim. 3:1-3) Kështu, të tjerët e vënë re kur të krishterët shkojnë në kohë në punë, në takime dhe në mbledhje, dhe kjo i sjell lavdi Jehovait. (1 Pjet. 2:12) A shohim që punën në botë e nisim në kohën e caktuar, kurse për aktivitetet teokratike jemi shpesh me vonesë? Kur arrijmë në kohë në mbledhjet e krishtere, duke mos humbur këngën dhe lutjen hapëse, tregojmë se dëshirojmë të imitojmë Atin tonë të rregullt qiellor.​—1 Kor. 14:33, 40.

3. Pse përpikëria tregon se kemi konsideratë për të tjerët?

3 Veç kësaj, nëse jemi të përpiktë tregojmë që kemi konsideratë për të tjerët. (Filip. 2:3, 4) Për shembull, kur arrijmë në kohë në mbledhjet e krishtere, përfshirë mbledhjet për shërbim, nuk i shqetësojmë bashkëbesimtarët. Nga ana tjetër, nëse zakonisht jemi me vonesë, u japim përshtypje të tjerëve se koha jonë është më e çmuar se e tyrja. Përpikëria është shenjë besueshmërie e papërtueshmërie, cilësi që të tjerët i vlerësojnë.

4. Si mund të përmirësohemi nëse shpesh jemi me vonesë?

4 Nëse je shpesh me vonesë, ndalu e mendo pse. Organizohu duke bërë një program realist që të jep mundësi t’i bësh gjërat në kohën e caktuar. (Ekl. 3:1; Filip. 1:10) Lutju Jehovait për ndihmë. (1 Gjon. 5:14) Përpikëria është një nga mënyrat si tregojmë çmueshmëri për dy urdhërimet më të mëdha të Ligjit, të duam Perëndinë dhe të afërmin.​—Mat. 22:37-39.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo