Si të mprehim aftësitë në shërbim?—Të jemi shokë shërbimi të dobishëm
Pse ka rëndësi? Jezui e kuptonte sa i çmuar ishte një shok shërbimi gjatë predikimit. Prandaj, kur dërgoi përpara 70 dishepujt që të predikonin, i ndau dy e nga dy. (Luka 10:1) Një shok shërbimi mund t’i japë ndihmën që i duhet lajmëtarit tjetër, kur ky has një situatë të vështirë ose kur nuk është i sigurt si t’i përgjigjet të zotit të shtëpisë. (Ekl. 4:9, 10) Mund të japë nga përvoja e tij dhe ndonjëherë të ofrojë ndonjë sugjerim që mund ta ndihmojë lajmëtarin tjetër të jetë më i efektshëm në shërbim. (Prov. 27:17) Gjithashtu, mund ta inkurajojë me anë të bisedave ndërtuese ndërsa shkojnë nga njëra shtëpi te tjetra.—Filip. 4:8.
Gjatë muajit provo këtë:
Në fund të shërbimit, thuaji shokut të shërbimit si të ka ndihmuar me fjalët dhe veprimet e tij gjatë predikimit.