BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 1/14 f. 1
  • Merrni si shembull profetët​—Mikea

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Merrni si shembull profetët​—Mikea
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Libri biblik numër 33​—Mikea
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Do të ecim në emrin e Jehovait përgjithmonë!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Shërbëtorët e Jehovait kanë shpresë të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Çfarë pret Jehovai nga ne?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 1/14 f. 1

Merrni si shembull profetët​—Mikea

1. Ç’pyetje mund të ketë bërë Mikea, por pse nuk doli i kotë predikimi i tij?

1 «Po kur do të vijë fundi i këtij sistemi të korruptuar?» Edhe profeti Mikea mund të ketë bërë një pyetje të ngjashme teksa shpallte mesazhet gjykuese të Jehovait kundër mbretërive të Izraelit dhe të Judës. Gjithsesi, predikimi i tij nuk doli i kotë. Në vitin 740 p.e.s., gjatë kohës që Mikea ishte gjallë, fjala e Jehovait kundër Samarisë u plotësua. (Mik. 1:6, 7) Më vonë, Jerusalemi u shkatërrua në vitin 607 p.e.s. (Mik. 3:12) Si ta imitojmë Mikenë ndërsa presim ekzekutimin e gjykimeve të Jehovait në ditët tona?

2. Si dhe pse tregojmë durim teksa presim ditën e Jehovait?

2 Kini durim: Mikea shkroi: «Unë do t’i mbaj sytë te Jehovai. Do të rri në pritje të Perëndisë së shpëtimit tim.» (Mik. 7:7) Patjetër, Mikea nuk ndenji duarkryq ndërsa priste fundin. Qëndroi i zënë në shërbim si profet i Jehovait. Edhe ne duhet të angazhohemi «në vepra të shenjta sjelljeje dhe në veprime të përkushtimit hyjnor» teksa presim ditën e Jehovait. (2 Pjet. 3:11, 12) Durimi i Perëndisë u jep kohë njerëzve të pendohen. (2 Pjet. 3:9) Prandaj e marrim për zemër këshillën hyjnore që të imitojmë durimin e profetëve.​—Jak. 5:10.

3. Pse duhet t’i lutemi Jehovait për frymën e shenjtë?

3 Mbështetuni te forca e Jehovait: Ndonëse Mikea kishte caktim të vështirë, iu drejtua Jehovait për forcë që të përmbushte caktimin. (Mik. 3:8) Me të drejtë Fjala e Perëndisë na nxit të mbështetemi tek Ai për forcë. Jehovai u jep bujarisht fuqi të lodhurve që t’i çojnë deri në fund përgjegjësitë teokratike. (Psal. 84:5, 7; Isa. 40:28-31) A e keni provuar vetë këtë në shërbimin e shenjtë që bëni? A i luteni rregullisht Jehovait që t’ju ndihmojë me anë të frymës së shenjtë e të fuqishme?​—Luka 11:13.

4. Çfarë shembulli të shkëlqyer ka lënë për ne sot Mikea?

4 Gjatë gjithë jetës, Mikea vuri në vend të parë bërjen e vullnetit të Perëndisë. Ishte i vendosur të qëndronte besnik ndonëse rrethohej nga degjenerimi moral. Edhe integriteti ynë vihet përditë në provë. Ndaj le ta forcojmë vendosmërinë që «të ecim në emër të Jehovait, Perëndisë tonë, në jetë të jetëve, po, përgjithmonë»!​—Mik. 4:5.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo