BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/12 f. 1
  • Jini të kujdesshëm në shërbim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jini të kujdesshëm në shërbim
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
  • Material i ngjashëm
  • Kutia e pyetjes
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1994
  • A po e kryen plotësisht shërbimin tënd?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • Ji i efektshëm në shërbimin tënd
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1998
  • Metoda për të predikuar lajmin e mirë
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2012
km 5/12 f. 1

Jini të kujdesshëm në shërbim

1. Pse është e nevojshme të jemi të kujdesshëm në shërbim?

1 «Si dele mes ujqërve», shërbëtorët e Perëndisë po predikojnë «mes një brezi dredharak e të shtrembër». (Mat. 10:16; Filip. 2:15) Lajmet alarmuese për konflikte civile, për turma të dhunshme dhe rrëmbime mizore janë bërë më se të zakonshme. Ato dëshmojnë se njerëzit e ligj po shkojnë «keq e më keq». (2 Tim. 3:13) Cilat parime biblike do të na ndihmojnë ‘të jemi të kujdesshëm’ në shërbim?​—Mat. 10:16.

2. Në cilat rrethana është mirë të largoheni nga territori dhe të predikoni në një zonë tjetër?

2 Tregohuni mendjehollë: Te Proverbat 22:3 theksohet se është e mençur ‘të fshihemi’ kur shohim të keqen. Hapni sytë! Gjendja në një lagje që normalisht është e qetë, mund të ndryshojë papritur. Mund të shihni shtimin e pranisë së policisë ose formimin e turmave nëpër rrugë. Ndonjëherë një banor dashamirës mund t’ju paralajmërojë. Në vend që të rrini nga kurioziteti, do të tregoheshit mendjehollë po të largoheshit menjëherë dhe të vazhdonit diku tjetër.​—Prov. 17:14; Gjoni 8:59; 1 Sel. 4:11.

3. Si zbatohet parimi i Eklisiastiut 4:9 në shërbim?

3 Mos predikoni vetëm: «Dy janë më mirë se një»,—thotë Eklisiastiu 4:9. Vërtet mund të jeni mësuar të predikoni vetëm pa problem, por a është e sigurt të vazhdoni po njësoj tani? Në disa zona, po. Por në disa të tjera, tani nuk këshillohet që një motër ose një i ri në moshë të predikojnë shtëpi më shtëpi vetëm, sidomos pas perëndimit të diellit. Përvoja ka treguar sa i çmuar është një shok shërbimi i kujdesshëm. (Ekl. 4:10, 12) Tregoni kujdes edhe për pjesëtarët e tjerë të grupit. Bëjeni zakon t’i informoni të tjerët që po largoheni nga territori.

4. Si mund të bëjmë pjesën tonë që të gjithë në kongregacion të jenë të mbrojtur?

4 Pleqtë kanë përgjegjësinë të japin udhëzime praktike në varësi të rrethanave në territorin tuaj, pasi ata «rrinë zgjuar për shpirtrat tuaj». (Hebr. 13:17) Jehovai na siguron se do të na bekojë nëse shfaqim modesti dhe bashkëpunojmë plotësisht me ta. (Mik. 6:8; 1 Kor. 10:12) Urojmë që të gjithë shërbëtorët e Perëndisë të japin dëshmi të efektshme, por ama me kujdesin e duhur.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo