BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 12/11 f. 2
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Material i ngjashëm
  • A e vlerësoni literaturën tonë?
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1993
  • Përdore me mençuri literaturën biblike
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2017
  • Ta përdorim me mençuri literaturën biblike!
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Të ofrojmë literaturë në një territor ku fliten gjuhë të ndryshme
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2003
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
km 12/11 f. 2

Kutia e pyetjes

◼ Si ta kuptojmë nëse duhet t’i lëmë dikujt literaturë ose jo?

Faktori kryesor është nëse personi është i interesuar. Nëse shfaq interes të vërtetë, mund t’i lëmë dy revista, një broshurë, një libër ose ndonjë botim tjetër. Kjo vlen edhe nëse kuptojmë që ai ka pak ose aspak para për të dhuruar për veprën mbarëbotërore. (Jobi 34:19; Zbul. 22:17) Nga ana tjetër, nuk ua lëmë literaturën tonë të çmuar atyre që nuk e vlerësojnë.​—Mat. 7:6.

Si mund ta kuptojmë nëse i zoti i shtëpisë ka interes? Një tregues i mirë është gatishmëria e tij për të biseduar. Nëse na dëgjon me vëmendje, u përgjigjet pyetjeve dhe shpreh mendimin e tij, atëherë kjo tregon se është përfshirë në bisedë. Nëse na ndjek ndërsa lexojmë nga Bibla, do të thotë se ka respekt për Fjalën e Perëndisë. Shpesh, ajo që mund të na ndihmojë është pyetja e drejtpërdrejtë nëse do ta lexonte literaturën që po i ofrojmë. Lajmëtarët duhet të përdorin gjykim të mirë për të përcaktuar nëse dikush ka interes. Për shembull, kur japim dëshmi në rrugë, nuk do të ishte e përshtatshme që t’u ofrojmë revista, broshura ose libra kujtdo që na kalon afër. Kur nuk arrijmë të kuptojmë nëse dikush ka interes, do të ishte më mirë t’i jepnim një fletushkë.

Po kështu, sasia e literaturës që merr një lajmëtar nga reparti i literaturës, varet nga sa ka nevojë lajmëtari për të përmbushur shërbimin, jo nga mundësia e tij për të kontribuar. Kon­tributet nuk janë për të paguar literaturën, por për të mbështetur të gjitha aspektet e veprës sonë mbarëbotërore të predikimit. Pavarësisht nga mundësitë financiare që kemi, vlerësimi do të na nxitë të japim me bujari sado pak të kemi, jo nga tepricat tona, për të mbështetur interesat e Mbretërisë. (Mar. 12:41-44; 2 Kor. 9:7) Gjithashtu, duhet të na nxitë të marrim vetëm aq literaturë sa na duhet. Kështu nuk do të shpërdorojmë kontributet që janë dhënë për literaturën.

[Diçitura në faqen 2]

Lajmëtarët duhet të përdorin gjykim të mirë për të përcaktuar nëse dikush ka interes

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo