BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/10 f. 1-2
  • Fushat janë të bardha për korrje

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fushat janë të bardha për korrje
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Material i ngjashëm
  • Ngulmoni në veprën e korrjes!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Jini korrës të gëzuar!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Rezultatet e predikimit—«Fushat . . . janë të bardha për korrje»
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Merr pjesë plotësisht në korrjen e madhe frymore
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
km 11/10 f. 1-2

Fushat janë të bardha për korrje

1. Çfarë vepre e rëndësishme po kryhet?

1 Pasi i dha dëshmi një gruaje samaritane, Jezui u tha dishepujve: «Ngrini sytë dhe shihni fushat. Ato janë të bardha për korrje.» (Gjoni 4:35, 36) Kishte filluar një korrje frymore dhe Jezui mund të parashikonte përhapjen mbarëbotërore të asaj vepre. Nga pozita e tij qiellore, Jezui vazhdon të jetë mjaft i përfshirë në këtë vepër korrjeje. (Mat. 28:19, 20) Çfarë tregon se kjo vepër vazhdon të rritet ndërsa shkon drejt kulmit të saj?

2. Çfarë tregon se vepra mbarëbotërore e korrjes vazhdon të rritet?

2 Një korrje globale: Gjatë vitit të shërbimit 2009, në të gjithë botën pati një rritje prej 3,2 për qind në numrin e lajmëtarëve. Në vendet ku vepra e predikimit është e kufizuar, pati një rritje prej 14 për qind. Numri i studimeve biblike të raportuara çdo muaj ishte mbi 7.619.000—një shifër më e madhe se maksimumi i lajmëtarëve dhe pothuajse gjysmë milioni më shumë se numri i studimeve një vit më parë. Ndërsa vepra përhapet me shpejtësi në një sërë vendesh, janë shtuar kërkesat për misionarë të stërvitur në Shkollën e Galaadit. Nga fusha e gjuhëve të huaja në shumë vende, po dalin një numër i madh lajmëtarësh. Është më se e dukshme që Jehovai po e përshpejton veprën gjatë përfundimit të korrjes. (Isa. 60:22) A ke një pikëpamje pozitive për «fushat» e territorit tënd?

3. Në ç’përfundim mund të arrijnë disa në lidhje me korrjen në territorin e tyre?

3 Korrja në territorin tënd: «Territori im nuk është shumë i frytshëm»,—mund të thonë disa. Është e vërtetë se disa territore nuk duken se janë aq të frytshme sa territore të tjera ose sa kanë qenë më parë. Prandaj, disa Dëshmitarë mund të arrijnë në përfundimin se në këto vende kulmi tashmë është arritur dhe gjithçka mbetet tani është të mbledhin ata pak që kanë mbetur. A është vërtet kështu?

4. Cili është qëndrimi i duhur që duhet të zhvillojmë për shërbimin dhe pse?

4 Nga fillimi në fund, korrja është një kohë pune intensive. Vini re ndjenjën e urgjencës në këto fjalë të Jezuit: «Të korrat janë të mëdha, por punëtorët janë pak. Prandaj lutjuni Zotërisë të të korrave, që të dërgojë punëtorë në të korrat e tij.» (Mat. 9:37, 38) Është Jehovai, Zotëria i të korrave, ai që e di se kur dhe ku do të korret. (Gjoni 6:44; 1 Kor. 3:6-8) Cili është caktimi ynë? Bibla përgjigjet: «Në mëngjes mbille farën dhe gjer në mbrëmje mos e lër dorën tënde të pushojë.» (Ekl. 11:4-6) Po, ndërsa korrja shkon drejt kulmit, nuk është koha ta lëmë dorën tonë të pushojë.

5. Pse duhet të vazhdojmë të predikojmë me zell edhe në ato territore që nuk duken të frytshme?

5 Mos resht: Edhe nëse territori ynë është punuar shpesh dhe duket indiferent, kemi mjaft arsye për të punuar me zell dhe me ndjenjën e urgjencës. (2 Tim. 4:2) Ndryshimet dramatike në skenën botërore i bëjnë njerëzit të ndryshojnë qëndrim dhe të mendojnë më seriozisht për të ardhmen. Ndërsa të rinjtë rriten, mund të kenë nevojë të gjejnë siguri dhe paqe mendore. Këmbëngulja jonë mund t’u bëjë përshtypje njerëzve të tjerë. Po, ata që më parë nuk na e kanë vënë veshin, në të ardhmen mund të reagojnë pozitivisht. Edhe ata që me vetëdije nuk e pranojnë mesazhin tonë, duhen paralajmëruar.—Ezek. 2:4, 5; 3:19.

6. Nëse territori ynë është i vështirë, çfarë do të na ndihmojë të ruajmë zellin?

6 Nëse territori ynë është i vështirë, çfarë do të na ndihmojë të ruajmë zellin? Përveç predikimit shtëpi më shtëpi, ndoshta mund të marrim pjesë edhe në forma të tjera shërbimi, si dëshmia në territore tregtare ose nëpërmjet telefonit. Ose mund të ndryshojmë prezantimet duke i bërë nga një këndvështrim i ri. Mund të ndryshojmë programin tonë dhe të dalim në shërbim në mbrëmje ose në orare të tjera kur njerëzit ka më shumë gjasa të jenë në shtëpi. Ndoshta mund të vëmë synim të mësojmë një gjuhë të huaj që t’ua japim lajmin e mirë më shumë njerëzve. Mund të zgjerojmë shërbimin duke shërbyer si pionierë të rregullt. Ose mund të transferohemi në një vend ku ka më pak korrës. Nëse kemi qëndrimin e duhur ndaj veprës së korrjes, do të përpiqemi fort të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur në këtë vepër të rëndësishme.

7. Deri kur do të vazhdojmë në veprën e korrjes?

7 Bujqit kanë një kohë të kufizuar për të mbledhur të korrat, kështu që nuk ngadalësojnë ose nuk e marrin shtruar derisa të mbarojë puna. Edhe korrja frymore kërkon të njëjtën ndjenjë urgjence. Deri kur do të vazhdojmë në këtë vepër? Gjatë gjithë ‘përfundimit të sistemit’ dhe deri në ‘fund’. (Mat. 24:14; 28:20) Ashtu si Jezui, Shërbëtori kryesor i Jehovait, duam ta çojmë deri në fund veprën që na është besuar. (Gjoni 4:34; 17:4) Prandaj, le të vazhdojmë të shërbejmë me zell, me gëzim dhe me një qëndrim pozitiv deri në fund. (Mat. 24:13) Korrja nuk ka mbaruar akoma.

[Diçitura në faqen 2]

Nga fillimi në fund, korrja është një kohë pune intensive

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo