Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 1 tetor
«Ekspertët e pranojnë që roli i babait në familje është mjaft i rëndësishëm. Sipas jush, çfarë e bën një baba të mirë? [Të presim përgjigjen.] Vini re këshillën që japin Shkrimet e Shenjta për baballarët. [Të lexojmë Efesianëve 6:4.] Ky artikull veçon gjashtë gjëra të rëndësishme në rolin e babait.» T’i tregojmë artikullin në faqen 18.
Zgjohuni! tetor
«Njerëz të feve të ndryshme kanë pikëpamje kontradiktore në lidhje me si është në të vërtetë Perëndia. Vini re se si e përshkruan Jezui Perëndinë te Gjoni 4:24. [Ta lexojmë.] Vetëm në dy faqe, ky artikull jep pikëpamjen e Biblës për pyetjen: «Si është Perëndia?» T’i tregojmë artikullin në faqet 24 dhe 25.
Kulla e Rojës 1 nëntor
«Shumë njerëz që besojnë se Perëndia është i dashur, nuk e pranojnë dot doktrinën e mundimit të përjetshëm. Ju, çfarë mendoni për këtë? [Të presim përgjigjen.] Bibla tregon qartë se Perëndia nuk është i lig apo hakmarrës. [Të lexojmë Ezekielin 18:23.] Do t’ju pëlqejë arsyetimi nga Shkrimet që bën kjo revistë.»
Zgjohuni! nëntor
«Njerëzit shpesh e lidhin suksesin me famën, fatin ose pushtetin. Sipas jush, nga se varet suksesi? [Të presim përgjigjen.] Shikoni se cili është çelësi i suksesit sipas Biblës. [Të lexojmë Psalmin 1:1-3.] Ky artikull tregon gjashtë hapa që çojnë drejt suksesit.» Drejtoja vëmendjen te artikulli që fillon në faqen 6.