BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 8/04 f. 1
  • Qëndrueshmëria shpërblehet

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Qëndrueshmëria shpërblehet
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
  • Material i ngjashëm
  • «Lejoni që qëndrueshmëria ta kryejë plotësisht punën e saj»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Qëndro pranë organizatës së Jehovait
    Të organizuar për të bërë vullnetin e Jehovait
  • Si duhet t’i shohim sprovat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • «Lum kush vazhdon të qëndrojë në sprovë!»
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2007
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2004
km 8/04 f. 1

Qëndrueshmëria shpërblehet

1 «Me qëndrueshmëri nga ana juaj do të fitoni shpirtrat tuaj.» (Luka 21:19) Këto fjalë janë pjesë e profecisë së Jezuit në lidhje me ‘përfundimin e sistemit’. Ato shprehin qartë se për t’i qëndruar besnikë Jehovait duhet të përgatitemi për të përballuar shumë sprova. Por, me forcën e Jehovait, secili prej nesh mund të ‘qëndrojë deri në fund’ dhe «të shpëtojë».​—Mat. 24:3, 13; Filip. 4:13.

2 Përndjekjet, problemet me shëndetin, vështirësitë ekonomike dhe streset emocionale mund të jenë sprova të përditshme. Megjithatë nuk duhet të harrojmë se Satanai bën çmos që ne ta humbasim besnikërinë tonë ndaj Jehovait. Çdo ditë që kalojmë duke i qëndruar besnikë Atit tonë është një ditë në të cilën kemi bërë pjesën tonë për t’i dhënë përgjigje sfidës së Tallësit. Sa inkurajuese është të dimë se «lotët» tanë gjatë sprovave që hasim nuk harrohen! Këta lot janë të çmuar për Jehovain dhe besnikëria jonë ia gëzon zemrën.​—Psal. 56:8; Prov. 27:11.

3 Të rafinuar nga sprovat: Vuajtjet mund të zbulojnë se kemi një besim të dobët. Gjithashtu mund të nxjerrin në pah një të metë të personalitetit tonë, si për shembull krenarinë ose mungesën e durimit. Në vend që të mundohemi për t’u bërë bisht sprovave ose t’i japim fund atyre me mënyra jobiblike, duhet të ndjekim këshillën e fjalës së Perëndisë që thotë se ‘qëndrueshmëria e kryen plotësisht punën e saj’. Pse? Sepse të përballojmë sprovat me besnikëri na ndihmon të jemi «të plotë dhe të përkryer në çdo aspekt». (Jak. 1:2-4) Qëndrueshmëria mund të na ndihmojë që të kultivojmë cilësi të çmuara të tilla, si: arsyetueshmërinë, empatinë dhe mëshirën.​—Rom. 12:15.

4 Cilësi e sprovuar e besimit: Kur kalojmë sprova, fitojmë një cilësi të sprovuar besimi që ka vlerë të madhe në sytë e Perëndisë. (1 Pjet. 1:6, 7) Një besim i tillë na jep forcë që të qëndrojmë të palëkundur gjatë sprovave të ardhshme. Për më tepër mund të kemi miratimin e Perëndisë, dhe kjo na forcon shpresën që kemi duke na e bërë më reale.​—Rom. 5:3-5.

5 Shpërblimi më i madh i qëndrueshmërisë theksohet te Jakovi 1:12 që thotë: «Lum njeriu që vazhdon të qëndrojë në sprovë, sepse kur të miratohet, do të marrë kurorën e jetës!» Atëherë, le të qëndrojmë të patundur në përkushtimin tonë ndaj Jehovait, duke qenë të sigurt se ai do t’i shpërblejë tej mase ata «që vazhdojnë ta duan».

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo