Çfarë të themi për revistat?
Kulla e Rojës 15 dhjetor
«Në këtë periudhë të vitit shumë njerëz mendojnë për lindjen e Jezuit. A e keni pyetur ndonjëherë veten se në ç’familje u rrit Jezui? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Lukën 2:51, 52.] Ky numër i Kullës së Rojës tregon disa mësime të dobishme që mund të nxjerrim në Bibël nga mënyra se si u rrit Jezui.»
Zgjohuni! 22 dhjetor
«Të gjithë duam t’i shohim fëmijët tanë që të kenë një jetë të suksesshme e të lumtur. Si mendoni, për çfarë kanë më shumë nevojë fëmijët që të përballojnë botën e sotme plot strese? [Ta lëmë të përgjigjet. Pastaj të lexojmë Fjalët e urta 22:6.] Ky numër i revistës Zgjohuni! tregon se për çfarë kanë nevojë fëmijët dhe si mund t’ua plotësojnë prindërit këto nevoja.»
Kulla e Rojës 1 janar
«Shumë njerëz dëshirojnë me zjarr që të ketë paqe në tokë. A mendoni se do ta shohim ndonjëherë atë ditë? [Të lexojmë Psalmin 46:9. Pastaj ta lëmë të përgjigjet.] Ky numër i Kullës së Rojës tregon se si do të ndodhë kjo dhe përse mund të jemi të sigurt se do të vijë një botë pa luftë, siç ka premtuar Perëndia.»
Zgjohuni! 8 janar
«Anembanë botës miliona njerëz vuajnë nga çrregullimet e humorit, siç janë depresioni dhe çrregullimi bipolar. Krijuesi ynë interesohet shumë për këta njerëz. [Të lexojmë Psalmin 34:18.] Kjo revistë tregon se si mund të ndihmohen këta njerëz që vuajnë. Gjithashtu flet për premtimin e Biblës se së shpejti do të zhduken të gjitha sëmundjet.»