«A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?»
1 Një mesazh i bukur, frymëzues dhe që të ngroh zemrën do të shpallet anembanë botës në 169 gjuhë. Çfarë është ky mesazh? Dhe si do të shpallet?
2 Mesazhi flet për dashurinë ndaj njerëzve të afërt. Ai do të gjendet në Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35, i titulluar «A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?» Ky Lajmërim i Mbretërisë shqyrton shkurtimisht gjendjen e tanishme të ngjarjeve anembanë botës, duke treguar se rrënja që shkakton kaq shumë dëshpërim dhe dhembje është mungesa e dashurisë midis njerëzve. Ajo shpjegon pse, veçanërisht në ditët tona, dashuria për njerëzit e afërt është ftohur dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen.
3 Përveç kësaj, Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 tregon se dashuria e vërtetë për njerëzit e afërt ekziston ndër miliona persona që jetojnë në botën e sotme. Ajo identifikon ata që po marrin pjesë në rimëkëmbjen e krishterimit të hershëm: adhurimit të shekullit të parë, i cili shquhej nga dashuria për njerëzit e afërt siç mësoheshin nga Jezu Krishti.—Luka 10:25-37.
4 Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35 përfundon me një shpjegim të asaj se si e tërë bota e njerëzimit, së shpejti do të praktikojë dashurinë për njerëzit e afërt nën administrimin e Mbretërisë së Perëndisë me anë të Krishtit. Ata që lexojnë këtë mesazh janë të inkurajuar të marrin broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? dhe të mësojnë se si të bëhen një pjesë e këtij rregullimi të dashur anembanë tokës, që është përshkruar me hollësi në Fjalën e Perëndisë.
5 Kush do ta shpallë këtë mesazh? Dëshmitarët e Jehovait anembanë botës do ta ndajnë këtë mesazh të dashurisë për njerëzit e afërt: me të njohurit, fqinjët dhe të afërmit e tyre gjatë muajve të tetorit dhe nëntorit. Të gjithë ata që kualifikohen janë të inkurajuar të marrin pjesë në shpërndarjen publike të Lajmërim i Mbretërisë Nr. 35.
6 Synimi kryesor i kësaj fushate është që të nxitë interesin e njerëzve për të pasur një studim biblik, qoftë me broshurën Çfarë kërkon?, qoftë me librin Njohuria. Për më tepër, një përpjekje me gjithë zemër nga ana e secilit prej shërbëtorëve të Jehovait do të rezultojë në një dëshmi të madhe për Perëndinë e dashur Jehova dhe birin e tij Jezu Krisht.