«Bëni gjithçka mundni»
1 Kur ia dedikuam veten Jehovait, ne premtuam që t’i japim atij tamam më të mirën tonë. Në mënyrë të përshtatshme, apostulli Pjetër i inkurajoi të krishterët e shekullit të parë që të bënin gjithçka mundnin, për t’u siguruar në lidhje me qëndrimin e tyre para Jehovait. (2. Pjet. 1:10) Sigurisht që ne dëshirojmë të bëjmë gjithçka mundim, për t’i pëlqyer Jehovait në shërbimin që i bëjmë sot. Çfarë përfshin kjo? Ndërsa marrëdhënia jonë me Jehovain thellohet dhe meditojmë mbi të gjitha ato që ka bërë për ne, zemrat tona na nxitin që gjithmonë të bëjmë gjithçka mundim në shërbimin e tij. Ne dëshirojmë të përmirësojmë cilësinë dhe, ku është e mundur, të rritim sasinë e shërbimit tonë.—Psal. 34:8; 2. Tim. 2:15.
2 Një vëlla i ri që dëshironte të bënte më shumë në shërbim, zbuloi se një studim i rregullt i Fjalës së Perëndisë e thelloi çmueshmërinë e tij për Jehovain dhe futi tek ai një zell më të madh. Kjo e nxiti që të bënte kërkesën për shërbimin si pionier. Një motër që e kishte të vështirë t’u fliste personave të panjohur, praktikoi disa prej prezantimeve që ndodhen në librin Të arsyetojmë në anglisht dhe shpejt filloi të gëzonte një sukses më të madh në shërbimin e saj. Ajo pati mundësi të drejtonte një studim biblik me një çift, i cili e pranoi të vërtetën.
3 Gëzohuni në atë që mund të bëni: Disa prej nesh përjetojnë rrethana të vështira, të tilla si: shëndeti i dobët, kundërshtimi familjar, varfëria ose apatia në territor. Shumë probleme të tjera, që janë të zakonshme në këto ditë të fundit, mund të na krijojnë pengesa në shërbimin tonë. (Luka 21:34, shn. BR; 2. Tim. 3:1) A do të thotë kjo se kemi dështuar në dedikimin tonë ndaj Jehovait? Jo, nëse po i shërbejmë me gjithçka mundemi.
4 Nuk është e mençur që ta gjykojmë veten në bazë të asaj që kanë mundësi të kryejnë të tjerët. Në vend të kësaj, Shkrimet na inkurajojnë që «secili të provojë se cila është vepra e tij». Dhënia plotësisht prej vetvetes, deri në masën që ne personalisht kemi mundësi, i pëlqen Jehovait dhe na jep «shkak për ngazëllim».—Gal. 6:4, BR; Kolos. 3:23, 24.
5 Le t’ua vëmë veshin fjalëve të Pjetrit për ‘të bërë gjithçka mundim, që së fundi të gjendemi nga Perëndia të panjollë, të patëmetë dhe në paqe’. (2. Pjet. 3:14, BR) Kjo frymë do të na bëjë të ndihemi të sigurt dhe do të na sjellë paqen mendore, që vetëm Jehovai mund ta japë.—Psal. 4:8.