Të ndihmojmë me dashuri ata që tregojnë interes
1 Kur dishepulli Filip u drejtua nga një engjëll i Jehovait për tek një etiopas, i cili tregoi interes të sinqertë për të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, ai i ofroi me dashuri atij ndihmë për të kuptuar atë që po lexonte. (Vep. 8:26-39) A po bën një përpjekje të veçantë për të ndihmuar ata që tregojnë interes? Ne duhet ta bëjmë këtë, sepse urdhri ynë hyjnor përfshin bërjen e dishepujve. (Mat. 28:19, 20) Çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar ata?
2 Rezervo kohë çdo javë për të bërë rivizita. Rregullo të rivizitosh ata që kanë treguar interes dhe përpiqu të vazhdosh përsëri me bisedën biblike që ke filluar në vizitën tënde fillestare. Mbaj në mend synimin për të filluar një studim Biblik. Kthehu rregullisht për të ofruar numrin e fundit të revistës Kulla e Rojës. Kur gjen interes të sinqertë mund të ofrosh pajtim.
3 Nëse ke lënë «Kullën e Rojës» së 1 tetorit në vizitën fillestare, gjatë rivizitës mund të pyesësh:
◼ «Si duhet të ndikojë feja në sjelljen e një personi? Fjalët e Jezuit tek Mateu 7:17-20 na ndihmojnë të kuptojmë normat që duhet të ndjekë feja e vërtetë.» Lexoje shkrimin drejtpërdrejt në paragrafin 2, në faqen 184 të librit Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë. Pastaj kërkoji të zotit të shtëpisë se çfarë shikon në figurën e faqes 186. «Edhe pse miliona njerëz thonë se besojnë tek Perëndia, shumë e mohojnë me veprat e tyre.» Nëse personi tregon interes të sinqertë mund të ofrosh një studim biblik.
4 Nëse ke lënë «Kullën e Rojës» së 15 tetorit mund të thuash diçka të tillë:
◼ «Herën e fundit kemi folur mbi disa nga problemet që shqetësojnë jetën familjare. A mendon se Bibla jep këshilla praktike për t’i zgjidhur këto probleme? [Lëre të përgjigjet.]» Vazhdo bisedën duke lexuar Efesianëve 5:22-25, 28, 29, drejtpërdrejt nga paragrafi 5 i artikullit: «Bëjeni martesën një bashkim të qëndrueshëm.» Në rast se i zoti i shtëpisë tregon interes të dukshëm, lër takim për një rivizitë tjetër me synimin që të fillosh një studim biblik.
5 Nëse do të flasësh më tej mbi pikëpamjen e krishterë rreth zgjidhjes së problemeve aktuale, mund të thuash:
◼ «Radhën që kaloi kemi folur mbi premtimin e Perëndisë për të sjellë një botë të re paqësore. Siç e kemi parë, Mbretëria e Perëndisë do të sjellë kushte më të mira. Sipas jush, kur do të bëhet e mundur të jetohet në atë botë të re?» [Lëre të përgjigjet.] Në bazë të reagimit të të zotit të shtëpisë, mund t’i tregosh atij kreun 18 të librit Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë, duke konsideruar shenjën e përbërë të pranisë së Krishtit.
6 Eunuku etiopas ishte i vetëdijshëm për paaftësinë e tij për të kuptuar, nëse dikush nuk e udhëhiqte. (Vep. 8:31) Me dashamirësi Filipi i dha atij ndihmën e nevojshme. Ne mund të tregojmë dashurinë tonë të sinqertë për të tjerët, duke i ndihmuar në të njëjtën mënyrë.