Të ndërtojmë besimin në Krijuesin e njerëzimit
1 Shumica e njerëzve kanë arritur në disa lloj përfundimesh mbi origjinën e jetës. E trishtueshme për t’u thënë, por shumë kanë qenë të ndikuar në mënyrë të gabuar për të pranuar evolucionin si përgjigje. Libri Krijimi hedh një vështrim të thellë mbi të dyja anët e çështjes dhe ofron prova të panumërta në mbështetje të Biblës. Si mund t’i ndihmojmë njerëzit e sinqertë që kanë shfaqur dëshirë për të dëgjuar? Duke bërë rivizita. Kur kthehemi, është gjithmonë mirë që të kemi diçka të përcaktuar në mendje për të thënë e cila do të ndërtojë besimin tek Jehovai si Krijuesi ynë.
2 Nëse personi ka treguar besim në Bibël, për fillimin e bisedës mund të jetë i efektshëm ky prezantim:
◼ «Isaia 45:18 bën një deklaratë të fuqishme mbi origjinën e universit; do të doja të dija se ç’mendoni mbi këtë. [Lexo dhe lëre të komentojë] Jehovai e identifikon veten si Krijues të qiejve dhe të tokës. Ç’mund të themi për jetën mbi tokë? Isaia 42:5 ia jep atij të gjithë meritën edhe për të. [Lexoje] Nëse ajo që thotë Bibla është e vërtetë, evolucioni duhet të jetë i rremë. A mendoni se mund të mbështeteni në Bibël? Referoju kapitullit 17 të librit Krijimi dhe trego arsye të tjera për të besuar tek Jehovai si Krijues.
3 Mund ta fillosh bisedën me diçka të tillë:
◼ «Gjatë vizitës sime të fundit, u ngrit pyetja: Cila është e ardhmja e njeriut dhe e tokës? Shikoni se si i përgjigjet kësaj pyetjeje ky libër që po të lë.» Kthehu në faqet 234-235 të librit dhe inkurajoje të lexojë paragrafët 6 dhe 7. Nëse tregohet edhe më shumë interes, mund të pyesësh: «Çfarë ndryshimesh dramatike mendoni se do të ndodhin mbi tokë?» Nëse është e përshtatshme, kjo çështje mund të diskutohet që në atë rast ose gjatë vizitës që do të bësh herën tjetër, duke vazhduar me paragrafët e tjerë të po këtij kapitulli të librit Krijimi.
4 Nëse pronari i shtëpisë ka shfaqur njëfarë prirjeje fetare, mund ta pyesësh:
◼ «A keni vënë re se shumë njerëz sot i japin nder një lloji të paemër apo një personifikimi të quajtur Nëna Natyrë? [Lëre të komentojë] Bibla nuk na lë në errësirë për sa i përket Krijuesit të vërtetë.» Lexo Zbulesën 4:11. Pronari i shtëpisë mund të shprehet pasi të jetë lexuar shkrimi. Atëherë, mund të tërheqësh vëmendjen mbi një apo dy pika të veçanta nga kapitulli 11 i librit Krijimi dhe ndoshta të theksosh qëllimin e Krijuesit për ta bërë të gjithë tokën një parajsë nën Mbretërinë e Krishtit.
5 Një tjetër mënyrë se si mund ta fillosh rivizitën është duke thënë:
◼ «Njerëzimi ka kaluar shumë dhimbje dhe vuajtje për shkak të ligësisë dhe poshtërsive. Jehovai, Krijuesi i tokës, ka premtuar se këtyre kushteve do t’u vijë fundi. [Kthehu në faqen 196 dhe lexo Proverbat 2:21, 22.] Ata që e pranojnë atë si Krijuesin e tyre dhe kryejnë vullnetin e tij, mund të shohin përpara në bekimet e mrekullueshme.» Nëse në atë rast është e përshtatshme, vazhdo me shqyrtimin e Zbulesës 21:4, 5 në faqet 197-198.
6 Lajmëtarët me përvojë kanë mësuar se është më mirë të programohet koha e caktuar për rivizita. Pasja e organizimeve të përcaktuara për këtë vepër, do të na ndihmojë të ndjekim më shpejt interesin. Përcakto kohën që është më e mirë për ty dhe për njerëzit që jetojnë në territor. Nga pjesëmarrja jote e rregullt në këtë vepër, do të gjesh gëzim në përmbushjen e detyrës për të ‘bërë dishepuj’.—Mat. 28:19, 20