BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp19 nr. 2 f. 10-11
  • Kur ke sëmundje serioze

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur ke sëmundje serioze
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SI IA KANË DALË DISA
  • T’ia dalësh mbanë, me gjithë sëmundjen: Si?
    Zgjohuni!—2001
  • Kur një pjesëtar i familjes është i sëmurë
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Jehovai, Perëndia yt, të çmon!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Pse jam kaq sëmurë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
wp19 nr. 2 f. 10-11

Kur ke sëmundje serioze

«Kur mjeku më tha se kisha kancer në mushkëri dhe në zorrën e trashë, mendova se kaq e pata. Me t’u kthyer në shtëpi, thashë me vete: ‘Nuk e prisja këtë, por tani duhet të gjej një mënyrë që ta përballoj.’»—Linda, 71 vjeçe.

«Vuaj nga një sëmundje shumë e dhembshme që më ka prekur nervat në anën e majtë të fytyrës. Ndonjëherë kam rënë në depresion për shkak të dhembjeve therëse. Shpesh jam ndier vetëm dhe madje kam menduar t’i jap fund jetës.»—Eliza, 49 vjeçe.

Një i sëmurë në karrocë invalidësh mes njerëzve që e duan

NËSE ti ose një njeriu yt i shtrenjtë jeni diagnostikuar me sëmundje që ju rrezikon jetën, e dini sa stresuese është. Si të mos mjaftonte sëmundja, mund të lindin edhe ndjenja të trazuara. Frika dhe ankthi mund të shtohen nga vizitat mjekësore stresuese, nga efektet anësore të ilaçeve ose ngaqë është e vështirë të gjesh ose të paguash për trajtimin e duhur. Stresi që shkaktojnë sëmundjet serioze, mund të të zërë frymën.

Ku të gjesh ndihmë? Për shumë veta, ngushëllimi më i madh kanë qenë lutjet dhe leximi i pjesëve nga Bibla që të ngrohin zemrën. Edhe familja e miqtë e dashur mund të të bëhen krah.

SI IA KANË DALË DISA

Roberti 58-vjeçar thotë: «Beso te Perëndia dhe Ai do të të ndihmojë të mos dorëzohesh. Lutju Jehovait. Tregoji si ndihesh. Lutu për frymën e shenjtë. Kërkoji ndihmë që të bëhesh i fortë për familjen dhe ta përballosh me qetësi sëmundjen.

Mbështetja emocionale që të japin familjarët s’ka të krahasuar. Çdo ditë më telefonon një ose dy prej tyre dhe më pyesin: ‘Si je sot?’ Edhe miqtë, afër a larg, më inkurajojnë. Më ngrenë shpirtërisht dhe kjo më ndihmon të vazhdoj përpara.»

Nëse do të shkosh te një mik i sëmurë, mbaj parasysh këtë që thotë Linda: «S’diskutohet se i sëmuri do që të bëjë një jetë sa më normale dhe mbase s’ka qejf që biseda të vërtitet vetëm rreth sëmundjes. Ndaj, bisedoni si zakonisht.»

Forca që na jep Perëndia, ngushëllimi nga Shkrimet dhe mbështetja e dashur e familjarëve dhe e miqve na japin zemër se ia vlen të jetojmë, edhe nëse po na mundon një sëmundje serioze.

Vargje nga Bibla që na ndihmojnë

Mbështetu te Perëndia.

«E kërkova Jehovain, dhe ai më dëgjoi e nga çdo frikë imja më çliroi. . . . Ky i përvuajtur thirri, dhe Jehovai e dëgjoi.»—Psalmi 34:4, 6.

Linda, që u citua më sipër, shprehet: «Nuk lutem kurrë: ‘O Zot, më shëro!’ Por lutem gjithmonë: ‘Më jep forcë dhe më ndihmo të përballoj sëmundjen.’»

Merr forcë nga Fjala e Perëndisë.

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»—Isaia 33:24.

Mendo thellë për premtimet e Perëndisë për të ardhmen. Kështu do të fitosh atë lloj shprese që të jep forcë të mos dorëzohesh.

Kërkoju ndihmë familjarëve e miqve.

«Miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira.»—Proverbat 17:17.

Eliza, e cituar më lart, sugjeron: «Mos u veço. Prano ndihmën e miqve. Ndonjëherë mund të ndihesh vetëm dhe mbase mendon se as Perëndia nuk të dëgjon, por mos u veço.»

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo