BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp17 nr. 2 f. 3-4
  • Një dhuratë unike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një dhuratë unike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Material i ngjashëm
  • Dhurata më e madhe e Perëndisë—Pse kaq e çmuar?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Cila është dhurata më e mirë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Jezu Krishti​—Mesazhi i tij dhe ti
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Shpërblesa​—Dhurata më e madhe e Perëndisë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
wp17 nr. 2 f. 3-4
Një burrë i moshuar i jep një djaloshi një mprehëse lapsash në formë anijeje

TEMA KRYESORE | A DO TA PRANOSH DHURATËN MË TË MADHE TË PERËNDISË?

Një dhuratë unike

XHORDANI ka në dorë mprehësen e lapsave në formë anijeje. Edhe pse e zakonshme, është një nga gjërat më me vlerë për të. Ai shpjegon: «Ma ka dhënë Rasëlli, një mik i moshuar i familjes, kur isha i vogël.» Pas vdekjes së Rasëllit, Xhordani mori vesh se ai kishte luajtur një rol kyç në jetën e gjyshit dhe të prindërve të tij, duke u dhënë zemër në kohë të vështira. Xhordani thotë: «Tani që di më shumë për Rasëllin, kjo dhuratë e vockël për mua ka më tepër vlerë se kurrë.»

Siç e tregon rasti i Xhordanit, një dhuratë mund të ketë pak ose aspak vlerë në sytë e disave. Por, për atë që e vlerëson, është e vyer e madje e paçmueshme. Po njësoj, Perëndia na dha një dhuratë me vlerë të pallogaritshme, të cilën Bibla e përshkruan me këto fjalë shumë të njohura: «Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»​—Gjoni 3:16.

Një dhuratë që mund të sjellë jetë të përhershme! A ka dhuratë më të çmuar se kjo? Ndonëse disa mund të mos e dallojnë vlerën e saj, të krishterët e vërtetë e konsiderojnë «të çmuar». (Psalmi 49:8; 1 Pjetrit 1:18, 19) Atëherë, pse Zoti dha jetën e Birit të tij si dhuratë për njerëzimin?

Apostulli Pavël e shpjegon me këto fjalë: «Ashtu si mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit.» (Romakëve 5:12) Njeriu i parë, Adami, mëkatoi duke mos iu bindur me vetëdije Perëndisë e si pasojë u dënua me vdekje. Nëpërmjet Adamit, vdekja u përhap te pasardhësit e tij, pra te gjithë njerëzimi.

«Paga që paguan mëkati është vdekja, kurse dhurata që jep Perëndia, është jeta e përhershme me anë të Krishtit Jezu, Zotërisë tonë.» (Romakëve 6:23) Që të çlironte njerëzimin nga dënimi me vdekje, Zoti dërgoi në tokë të Birin, Jezu Krishtin, që të flijonte jetën e tij të përsosur. Në bazë të këtij flijimi, që njihet si ‘shpërblesa’, kush tregon besim te Jezui, do të jetojë përgjithmonë.​—Romakëve 3:24.

Duke folur për të gjitha bekimet që Perëndia u jep adhuruesve të tij nëpërmjet Jezu Krishtit, Pavli pohon: «Faleminderit Perëndisë për dhuratën e tij të papërshkrueshme falas!» (2 Korintasve 9:15) Vërtet, shpërblesa është kaq e mrekullueshme, sa është e pamundur ta përshkruajmë plotësisht. Por, pse është veçanërisht e jashtëzakonshme ndër gjithë dhuratat bujare që Perëndia i ka bërë njerëzimit? Në cilat mënyra është unike në krahasim me dhuratat e tjera të Perëndisë?a Dhe si ta tregosh mirënjohjen për të? Të ftojmë të lexosh përgjigjet nga Bibla në dy artikujt vijues.

a Jezui me gatishmëri «dha shpirtin për ne». (1 Gjonit 3:16) Por, meqë ky flijim ishte pjesë e qëllimit të Zotit, këta artikuj përqendrohen te roli i Perëndisë si Siguruesi i shpërblesës.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo