BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp17 nr. 1 f. 4
  • Si mund ta filloj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund ta filloj?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Material i ngjashëm
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Kushtoju leximit
    Të nxjerrim dobi nga arsimimi në Shkollën e Shërbimit Teokratik
  • Dobitë e leximit të përditshëm të Biblës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Pse leximi është i rëndësishëm për fëmijët—Pjesa 1: Të lexojnë apo të shikojnë?
    Ndihmë për familjen
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
wp17 nr. 1 f. 4

TEMA KRYESORE | NXIRR MË SHUMË DOBI NGA LEXIMI I BIBLËS

Si mund ta filloj?

Një grua lutet para se të lexojë Biblën

Çfarë do të të ndihmojë ta shijosh leximin e Biblës dhe të përfitosh sa më shumë prej saj? Vër re pesë sugjerime që kanë ndihmuar mjaft veta.

Krijo një ambient të përshtatshëm. Përpiqu të gjesh një vend të qetë. Shmang shpërqendrimet që të përqendrohesh tek ajo që lexon. Ndriçimi i mirë dhe ajri i pastër mund të të ndihmojnë të nxjerrësh më tepër dobi nga leximi.

Mbaj qëndrimin e duhur mendor. Meqë Bibla është nga Ati ynë qiellor, do të përfitosh shumë nëse ke qëndrimin e një fëmije që është gati të mësojë nga një prind i dashur. Nëse ke ide negative të ngulitura për Biblën, përpiqu t’i lësh mënjanë që Zoti të të mësojë.​—Psalmi 25:4.

Lutu para se të lexosh. Bibla përmban mendimet e Perëndisë, prandaj kemi nevojë për ndihmën e tij që ta kuptojmë. Zoti premton t’u japë «frymë të shenjtë atyre që ia kërkojnë». (Luka 11:13) Fryma e shenjtë do të të ndihmojë të kuptosh si mendon Perëndia. Me kalimin e kohës fryma do të të hapë mendjen që të kuptosh «madje edhe gjërat e thella të Perëndisë».​—1 Korintasve 2:10.

Lexo për të kuptuar. Mos lexo sa për të thënë. Vëre mendjen në punë kur lexon. Pyet veten: «Çfarë cilësish shoh te personazhi për të cilin po lexoj? Si mund ta zbatoj?»

Vër synime specifike. Që të nxjerrësh dobi nga leximi i Biblës, nisu me synimin që të mësosh diçka që do të ta pasurojë vërtet jetën. Mbase mund të vësh synime, si këto: «Dua të mësoj më shumë për Zotin. Dua të bëhem njeri më i mirë, bashkëshort ose bashkëshorte më e mirë.» Pastaj veço pjesë nga Bibla që do të të ndihmojnë t’i arrish këto synime.a

Këto pesë sugjerime do të të ndihmojnë të fillosh ta lexosh Biblën. Por si mund ta bësh edhe më interesant leximin? Artikulli vijues ofron disa sugjerime.

a Nëse nuk je i sigurt se cilat pjesë nga Bibla janë më të përshtatshme për ty, Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmojnë me kënaqësi.

NXIRR MË SHUMË DOBI NGA LEXIMI

  • Merr kohën e mjaftueshme, mos u nxito

  • Zhytu në atë që lexon, përfytyroje

  • Përpiqu të dallosh si lidhen vargjet me kontekstin

  • Nxirr mësime nga ajo që lexon

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo