BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/10 f. 5
  • Pse Perëndia na fton t’i lutemi?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse Perëndia na fton t’i lutemi?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Perëndia na fton të bëhemi miq me të
  • Perëndia dëshiron të të ndihmojë
  • Njerëzit kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë
  • A i dëgjon Zoti lutjet e tua?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/10 f. 5

TEMA KRYESORE | A SJELL NDONJË TË MIRË LUTJA?

Pse Perëndia na fton t’i lutemi?

Perëndia na fton të bëhemi miq me të

Miqtë komunikojnë që të kenë një marrëdhënie gjithnjë e më të mirë. Po kështu, Zoti na fton t’i flasim e të hapim rrugën për një miqësi të ngrohtë me të. Ai thotë: «Ju do të më thërritni, do të vini e do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.» (Jeremia 29:12) Ndërsa i shprehesh Zotit, ‘do t’i afrohesh atij dhe ai do të të afrohet’. (Jakovi 4:8) Bibla na siguron: «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin.» (Psalmi 145:18) Sa më shumë t’i lutemi Perëndisë, aq më e ngushtë do të bëhet miqësia me të.

«Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin.»​—Psalmi 145:18

Perëndia dëshiron të të ndihmojë

Jezui tha: «Kush nga ju, kur i biri t’i kërkojë bukë, do t’i japë një gur? Apo nëse i kërkon një peshk, mos do t’i japë një gjarpër? Prandaj, nëse ju . . . dini t’u jepni fëmijëve tuaj dhurata të mira, aq më shumë Ati juaj që është në qiej, do t’u japë gjëra të mira atyre që ia kërkojnë!» (Mateu 7:9-11) Po, Perëndia të fton t’i lutesh sepse ‘interesohet për ty’ dhe dëshiron të të ndihmojë. (1 Pjetrit 5:7) Madje të fton t’i flasësh për problemet e tua. Bibla na tregon: «Mos jini në ankth për asgjë, por për çdo gjë, bëjani të njohura Perëndisë kërkesat tuaja me lutje, përgjërime dhe falënderime.»—Filipianëve 4:6.

Njerëzit kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë

Ekspertët e natyrës njerëzore kanë vërejtur se qindra milionë njerëz ndiejnë nevojën për t’u lutur. Madje këtë nevojë e kanë edhe disa ateistë e agnosticistë.a Kjo vërteton faktin që njerëzit u krijuan me nevojën për të mësuar për Perëndinë. Jezui tha: «Lum ata që janë të vetëdijshëm se kanë nevojë të mësojnë për Perëndinë.» (Mateu 5:3) Një mënyrë si mund ta plotësojmë këtë nevojë është duke komunikuar rregullisht me Perëndinë.

Çfarë të mirash mund të presim nëse pranojmë ftesën e Perëndisë për t’iu lutur?

a Sipas një sondazhi të vitit 2012, 11 për qind e ateistëve dhe e agnosticistëve në Shtetet e Bashkuara luten të paktën një herë në muaj.​—Pew Research Center.

Për çfarë mund të lutemi?

Bibla tregon se lutjet mund të prekin çdo aspekt të jetës. Në lutje mund të përfshijmë:

  • Rrëfime: «Ta rrëfeva mëkatin tim dhe fajin që bëra nuk e mbulova.»​—Psalmi 32:5.

  • Falënderime: «Është mirë të të falënderosh ty, o Jehova.»​—Psalmi 92:1.

  • Lëvdime: «Unë do ta bekoj Jehovain përherë; goja ime gjithnjë do ta lëvdojë.»​—Psalmi 34:1.

  • Kërkesa për drejtim: «Më bëj të eci në shtegun e urdhërimeve të tua, sepse gjej ëndje në të.»​—Psalmi 119:35.

  • Kërkesa për forcë: «Kthehu nga unë e më jep hir. Jepi shërbëtorit tënd forcën që vjen nga ti.»​—Psalmi 86:16.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo