BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/12 f. 4
  • A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si e ka emrin Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • A ka emër Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/12 f. 4
Dy burra i prezantohen njëri-tjetrit

TEMA KRYESORE | MUND TË JESH MIK I ZOTIT

A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?

A të vjen ndër mend ndonjë mik i ngushtë të cilit nuk ia di emrin? Zor se po. Irina nga Bullgaria tha me të drejtë: «Është e pamundur të lidhemi ngushtë me Zotin nëse nuk i dimë emrin.» Sa të kënaqur jemi që Zoti dëshiron t’i afrohemi, siç u përmend në artikullin e kaluar. Prandaj, nëpërmjet Biblës na prezanton veten: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.»​—Isaia 42:8.

Nëpërmjet Biblës Zoti na prezanton veten: «Unë jam Jehovai. Ky është emri im.»​—Isaia 42:8

A ka vërtet rëndësi për Jehovain nëse e di dhe e përdor emrin e tij? Mendo për këtë: emri i Zotit, i shkruar me katër bashkëtingëllore hebraike që njihen si Tetragrami, shfaqet afro 7.000 herë në tekstin origjinal të Shkrimeve Hebraike. Përmendet ku e ku më shpesh se çdo emër tjetër në Bibël. Kjo është patjetër provë se Jehovai dëshiron ta dimë dhe ta përdorim emrin e tij.a

Shpesh miqësitë lindin pasi dy njerëz mësojnë emrat e njëri-tjetrit. A e di emrin e Zotit?

Prapëseprapë, disa mendojnë se meqë Zoti është i shenjtë dhe i plotfuqishëm, tregojmë mungesë respekti po të përdorim emrin e tij. Sigurisht, do të ishte e gabuar ta përdornim emrin e tij në mënyrë të papërshtatshme, ashtu si nuk do të keqpërdornim emrin e një miku të ngushtë. Gjithsesi, Jehovai dëshiron që ata të cilët e duan, ta nderojnë emrin e tij dhe t’ua tregojnë të tjerëve. (Psalmi 69:30, 31; 96:2, 8) Kujto se Jezui u mësoi dishepujve të luten: «Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.» Mund të ndihmojmë që emri i Perëndisë të shenjtërohet duke ua treguar të tjerëve. Kjo na afron më tepër me të.—Mateu 6:9.

Bibla tregon se Zoti u kushton vëmendje të veçantë atyre që «mendojnë thellë për emrin e tij». (Malakia 3:16) Për një njeri të tillë, Jehovai premton: «Do ta mbroj, sepse njeh emrin tim. Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem. Do t’i rri pranë në vuajtje.» (Psalmi 91:14, 15) Nëse duam të gëzojmë miqësi të ngushtë me Jehovain, duhet ta dimë e ta përdorim emrin e tij.

a Mjerisht, shumë përkthime të Biblës e heqin emrin e Zotit, pavarësisht se shfaqet kaq shpesh në Shkrimet Hebraike, të njohura gjerësisht si Dhiata e Vjetër. Përkundrazi, ato e zëvendësojnë emrin hyjnor me tituj, si «Zot» ose «Perëndi». Për më shumë informacion rreth kësaj teme, shih faqet 195-197 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo