BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/3 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pse Perëndia e dërgoi Jezuin në tokë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Kush është Jezu Krishti?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A ishte Jezui vërtet Biri i Perëndisë?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/3 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?

Perëndia nuk ka nevojë për një grua të mirëfilltë me të cilën të bëjë fëmijë, sepse ai është Krijuesi i çdo lloj jete. Njerëzit u krijuan me aftësinë për të imituar cilësitë e Perëndisë. Ja pse Adami, njeriu i parë që krijoi Perëndia, quhet «bir i Perëndisë». Në mënyrë të ngjashme, Jezui quhet «Biri i Perëndisë», sepse u krijua me cilësi si të Atit të tij.—Lexo Lukën 3:38; Gjonin 1:14, 49.

Kur u krijua Jezui?

Perëndia e krijoi Jezuin para se të krijonte Adamin. Në fakt, Perëndia krijoi Jezuin dhe më pas e përdori atë për të krijuar gjithçka tjetër, ku përfshihen edhe engjëjt. Ja pse Bibla e quan Jezuin «i parëlinduri i gjithë krijimit» të Perëndisë.—Lexo Kolosianëve 1:15, 16.

Para se të lindte në Betlehem, Jezui jetonte në qiell si engjëll. Kur erdhi koha, Perëndia e transferoi jetën e Jezuit nga qielli, në barkun e Marisë, që të lindte si njeri.—Lexo Lukën 1:30-32; Gjonin 6:38; 8:23.

Pse e dërgoi Perëndia Jezuin të lindte si njeri në tokë? Çfarë roli të veçantë përmbushi Jezui? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjesh në Bibël, dhe falë tyre do ta kuptosh dhe do ta vlerësosh shumë më tepër atë që kanë bërë për ty Perëndia dhe Jezui.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 4, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo