BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/11 f. 6-7
  • Pyetja 2: Çfarë do të më ndodhë pas vdekjes?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetja 2: Çfarë do të më ndodhë pas vdekjes?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Ku janë të vdekurit?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Çfarë ndodh me njerëzit kur vdesin?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • «Vdekja u përpi përgjithmonë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Çfarë shprese ka për të vdekurit?
    Çfarë shprese ka për të vdekurit?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/11 f. 6-7

Pyetja 2: Çfarë do të më ndodhë pas vdekjes?

ROMANI ishte fëmijë kur një shok i ngushtë vdiq në një aksident me makinë. Ai thotë: «Vdekja e shokut më tronditi tmerrësisht. Edhe vite pas aksidentit, pyesja veten çfarë ndodh me ne kur vdesim.»

Pse e bëjmë këtë pyetje?

Vdekja e njeriut duket e panatyrshme. Pavarësisht nga mosha, zakonisht nuk duam të vdesim. Shumë veta i frikësohen asaj që vjen pas vdekjes.

Cila është përgjigjja sipas disave?

Mjaft veta besojnë se, kur dikush vdes, një pjesë e tij vazhdon të jetojë. Sipas tyre njerëzit e mirë shpërblehen në qiell, kurse të këqijtë ndëshkohen përgjithmonë për mëkatet që kanë bërë. Të tjerë mendojnë se ai që vdes, nuk ekziston më dhe me kalimin e kohës harrohet krejtësisht.

Ç’nënkuptojnë këto përgjigje?

Përgjigjja e parë lë përshtypjen se, pas vdekjes, dikush nuk vdes vërtet. Përgjigjja e dytë nënkupton se jeta nuk ka pikë kuptimi. Ata që mendojnë se jeta nuk ka ndonjë qëllim, mbase përvetësojnë këtë qëndrim fatalist: «Le të hamë e të pimë, se nesër do të vdesim.»​—1 Korintasve 15:32.

Çfarë mëson Bibla?

Bibla nuk mëson se pas vdekjes një pjesë jona vazhdon të jetojë. Perëndia e frymëzoi mbretin Solomon të shkruante: «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5) Ata që s’janë «të vetëdijshëm për asgjë», nuk i perceptojnë fare gjërat që i rrethojnë. Nuk ndiejnë e as nuk veprojnë. Kështu që të vdekurit s’mund t’i ndihmojnë a t’i dëmtojnë të gjallët.

Ndryshe nga ç’besojnë shumë veta, Perëndia nuk kishte si qëllim që njerëzit të vdisnin. Ai e krijoi njeriun e parë, Adamin, që të jetonte përgjithmonë në tokë. I vetmi rast që Perëndia përmendi vdekjen ishte kur i tha Adamit se ç’ndëshkim do të vinte nga mosbindja. Ai e ndaloi Adamin të hante frytin e një peme dhe më pas e paralajmëroi se, po të hante prej saj, ‘kishte për të vdekur’. (Zanafilla 2:17) Nëse Adami dhe Eva do të tregoheshin gjithnjë të bindur, ata dhe tërë pasardhësit besnikë ndaj Perëndisë, do të jetonin përgjithmonë në tokë.

Adami zgjodhi ta shpërfillte paralajmërimin e Perëndisë. Ai mëkatoi kur s’iu bind Perëndisë, prandaj vdiq. (Romakëve 6:23) Asnjë pjesë e Adamit nuk mbijetoi pas vdekjes së tij. Përkundrazi, kur vdiq, Adami nuk ekzistonte më. Perëndia i tha atij: «Do të hash bukë me djersën e ballit, derisa të kthehesh në dhé, sepse prej tij u more. Sepse ti je pluhur, dhe në pluhur do të kthehesh.» (Zanafilla 3:19) Si pasardhës të Adamit, të gjithë kemi trashëguar mëkatin dhe vdekjen.​—Romakëve 5:12.

Pavarësisht nga zgjedhja e gabuar e Adamit, Perëndia do ta përmbushë qëllimin e tij për të populluar tokën me pasardhës të përsosur të Adamit. (Zanafilla 1:28; Isaia 55:11) Së shpejti, Jehovai do të rikthejë në jetë shumicën e njerëzve që kanë vdekur. Duke folur për atë kohë, apostulli Pavël tha: «Do të ringjallen si të drejtët, edhe të padrejtët.»​—Veprat 24:15.

Romani, djali që u citua më sipër, studioi Biblën dhe mësoi çfarë thotë ajo për vdekjen dhe për Perëndinë Jehova. Ajo që zbuloi pati ndikim të thellë tek ai. Lexo tregimin e tij në artikullin «Bibla të ndryshon jetën».

Për të mësuar më shumë se çfarë ndodh kur vdesim, shih kapitullin 6 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? Mund ta shkarkosh në adresën e Internetit www.jw.org/​sq

Çfarë tha Jezui për vdekjen?

Jezui nuk ishte dakord me udhëheqësit fetarë të kohës së tij, të cilët thoshin se nuk do të kishte ringjallje për të vdekurit. (Luka 20:27) As mësoi se një pjesë jona mbijeton pas vdekjes. Përkundrazi, ja çfarë mësoi Jezui.

Vdekja është si gjumi. Kur vdiq miku i tij, Lazari, Jezui tha: «Lazari, miku ynë, ka shkuar të pushojë, prandaj unë po shkoj atje që ta zgjoj nga gjumi.» Dishepujt s’e kuptuan ç’donte të thoshte. Ata ia kthyen: «Zotëri, nëse ka shkuar të pushojë, do të bëhet mirë.» Tregimi biblik shpjegon: «Megjithatë, Jezui foli për vdekjen e Lazarit, kurse ata kujtuan se tha që kishte rënë në gjumë për të pushuar. Atëherë Jezui u tha troç: ‘Lazari ka vdekur.’»​—Gjoni 11:11-14.

Të vdekurit do të ringjallen. Kur Jezui mbërriti në qytetin e Lazarit, e ngushëlloi Martën, motrën e të ndjerit, me fjalët: «Yt vëlla do të ngrihet.» Më pas bëri këtë premtim mjaft domethënës: «Unë jam ringjallja dhe jeta. Ai që tregon besim tek unë, edhe sikur të vdesë, do të kthehet në jetë.» Këto nuk ishin fjalë boshe. Jezui e ringjalli Lazarin në prani të shumë dëshmitarëve okularë, ndonëse kishte katër ditë i vdekur.​—Gjoni 11:23, 25, 38-45.

Në zbulesën që i dha apostullit Gjon, Jezui premtoi sërish se të vdekurit do të ringjalleshin. Ai përshkroi një kohë në të ardhmen kur vdekja do t’i çlirojë të gjithë ata që, në kuptimin simbolik, i ka mbajtur robër.​—Zbulesa 20:13.

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo