BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/10 f. 9
  • E vërteta të ndryshon jetën

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E vërteta të ndryshon jetën
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • A bie në kundërshtim besimi te Perëndia me arsyen?
    Zgjohuni!—2011
  • A ka ende rëndësi e vërteta?
    Tema të tjera
  • Dëshmitarët e Jehovait
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Të krishterët adhurojnë me frymë dhe të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/10 f. 9

E vërteta të ndryshon jetën

NDOSHTA ke dëgjuar ose të kanë mësuar ndonjë nga gënjeshtrat për Perëndinë që demaskuan artikujt e kësaj serie. Prapëseprapë, mbase ngurron t’i ndryshosh bindjet e tua, veçanërisht nëse i ke prej një kohe të gjatë.

Një ngurrim i tillë kuptohet. Disa kisha nuk i nxitin besimtarët që t’i krahasojnë mësimet e tyre me atë që thotë Bibla. Të tjerë përpiqen t’i mbrojnë mësimet e rreme, duke thënë se Bibla është e ndërlikuar, nuk është bërë që të kuptohet nga të gjithë. Gjithsesi, shumë dishepuj të Jezuit ishin njerëz të thjeshtë e pa arsim të lartë, dhe prapë i kuptuan me lehtësi gjërat që u mësoi.​—Veprat 4:13.

Edhe ti mund të stepesh e të mos i shqyrtosh bindjet që ke, nga frika se mos tregon mungesë besimi. Por, a ka kuptim që Perëndia të mërzitet sepse, për të kuptuar atë që kërkon prej teje, ti po shqyrton Biblën, mesazhin e tij për njerëzimin? Aspak, madje Fjala e tij të nxit t’i shqyrtosh vetë Shkrimet. Ajo thotë: «Vërtetoni se cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»​—Romakëve 12:2.

Të vërtetën për Perëndinë nuk e mësojmë thjesht për kulturë​—ajo përmirëson jetën. (Gjoni 8:32) Diana, që u përmend në artikullin e parë, tani e ka forcuar besimin te Fjala e Perëndisë. Ajo tregon: «Deri në momentin kur fillova të studioj Biblën, kurrë nuk e kisha kuptuar sa të qarta ishin Shkrimet. Tani e njoh Jehovain jo si Perëndi abstrakt, por si Atin tim të dashur qiellor. Kam gjetur qëllim të vërtetë në jetë.»

Ndoshta e ke studiuar Biblën më parë, por ke menduar se s’ke nxjerrë dobi. Nëse është kështu, mos u dorëzo. Të përpiqesh të kuptosh Biblën kur të kanë mësuar gënjeshtra për Perëndinë, është si të përpiqesh të plotësosh një mozaik duke pasur si bazë figurën e gabuar. Mund t’i vendosësh siç duhet disa pjesë, por pastaj dorëzohesh i zhgënjyer kur sheh se nuk përputhen me gjithë figurën që të është dhënë. Prandaj përdor figurën e duhur dhe pjesët do të përputhen.

A dëshiron të mësosh të vërtetën për Perëndinë? Për një studim biblik pa pagesë në shtëpi, të ftojmë të kontaktosh Dëshmitarët e Jehovait në zonën tënde ose të shkruash në një adresë të përshtatshme në faqen 4 të kësaj reviste.

[Diçitura në faqen 9]

«Vërtetoni se cili është vullneti i mirë, i pranueshëm e i përsosur i Perëndisë.»​—ROMAKËVE 12:2

    Botimet shqip (1993-2026)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2026 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo